Bamir Topi dhe Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani nderon me titullin 'Medalja Presidenciale e Meritave', ish-presidentin, Bamir Topi

18 Shkurt, 18:27| Përditesimi: 18 Shkurt, 18:29

  • Share

Me rastin e 17-vjetorit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, u organizua në Prishtinë ceremonia e dekorimeve presidenciale të meritave, e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë kuadër, u nderua me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” ish-presidenti i Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm si President i Republikës së Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përkushtimin e tij në kultivimin e frymës përbashkuese“.

Në fjalën e tij, Bamir Topi, pasi falënderoi presidenten Osmani për dekorimin, kujtoi ditën kur Presidenti Bush përcaktoi nevojën e përmbylljes së Pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë procesin e pavarësimit, ku ishte personalisht bashkudhëtar politik e institucional si President i Shqipërisë.

Nevoja e bashkërendimit politik mes shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë, është domosdoshmëri për konsolidimin e institucioneve dhe integrimin euro-atlantik të shtetit të Kosovës, theksoi Topi në fjalën e tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?