Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shqipëri presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mori të martën në Berat titullin e lartë "Patron i Kalasë". Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës.
Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i ka dorëzuar presidentes së Kosovës Osmani titullin "Patron i Kalasë" së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat.
Si Patrone e Kalasë së Beratit Osmani u zotua për promovimin e saj gjithandej nëpër botë.
”Kalatë nuk janë thjeshtë vetëm kala shekullore, janë kujtesa jonë kolektive pasi përgjatë historisë kalatë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e çdo populli. Kjo kala duhet të mbrohet nga çdo brez dhe qoftë simbol i unitetit mes nesh"-,ka thënë Osmani.
Ndalesa tjetër e presidentes së Kosovës ishte në Durrës ku Osmani zhvilloi një takim me Kryetaren e Bashkisë, Emiriana Sako dhe më pas edhe një vizitë në pikën doganore të Kosovës në portin e Durrësit.
Në faqen e saj zyrtare, Osmani njoftoi se shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i ka dorëzuar Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, shkruan Osmani.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj dy ditore në Shqipëri. Nga Durrësit ku ishte pasdite e sotme, Osmani ka takuar kryetaren e bashkisë së Durrësit Emiriana Sakon.
‘Nga Tirana fantastike e Berati magjepsës, vazhduam në Durrës - një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme të turizmit të Shqipërisë. Diskutime me Kryetaren Emiriana Sako, vizitë në Portin e Durrësit dhe Pikën Doganore të Kosovës dhe përmbyllje e vizitës tek “Torra Veneciane” që ofron një përvojë të jashtëzakonshme. Mirupafshim sërish së shpejti!’- shkruan Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani i ka dorëzuar Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
'Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!'- shkruan Osmani.
Kesaj qelbesire duhet ti ipet dekorata e larte si PERCARESE E KOMBIT...
PërgjigjuDhe ti po shitesh si bashkues apo jo o INJORANT.
Ja dhe kryetari i bashkise me legen ndonjehere dhe servil qe vetem me turistet jo me qytetaret. Vec nje fasoneri ka aty per pune asgje tjeter. Turp me kete kryetar qe te gjithe te rinjte po i largon. Palaco kryetar dil neper foto se qytetin e shkretove.
PërgjigjuOsmanet u kthyen ne kalane e Beratit,çfare ironie e fatti.
PërgjigjuKjo mostra dhe idjoti Kurti jane percares te kombit keta trapa i varin dekorata...
PërgjigjuINJORANT INFEKTUES JE TI