Gjatë fjalës së saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, përballë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç foli për ndërhyrjen e NATO-s 25 vite më parë.
"U shënua kthesa në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e njerëzimit”, tha ajo.
“Themelet e OKB-së vendosin ambiciet për një botë më të mirë, me një politikë që në qendër ka njeriun. Para 25 viteve intervenoi NATO, ku u shënua kthesa në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e njerëzimit. Mbrojtën shenjtërinë e llojit njerëzor. Shënoi atë që kur dikush kërcënon me tirani, kërcënohen të gjithë...pas 25 viteve Kosova shkëlqen si sukses i të drejtave të njeriut dhe vend multietnik. Kemi përparuar shumë, dhe po transformohemi. Jo vetëm që kaluam gërmadhat e luftës...por shenjat tona në sport e teknologji në botë po zmadhohet çdo ditë e po bëhet historike. Këto arritje janë esenca e një populli të rilindur", shtoi Osmani.
Ajo ka folur edhe për sulmin në Banjskë të 24 shtatorit vitin e kaluar duke theksuar se personat përgjegjës enden të lirë në serbi.
Lajmi kryesor:
OKB/ Osmani prezanton të mbijetuarat e luftës: Serbia e ka tejkaluar agresionin ndaj Kosovës! Vuçiç: Qytetarët në Veri po diskriminohen
B.K/ReportTv.al