Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani në SHBA, takohet në Departamentin e Shtetit Matthew Palmer

16 Tetor 2019, 19:23| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 19:25

  • Share

Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit të Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në SHBA për një vizitë ku është takuar me ndihmës sekretarin e Shtetit Mattheë Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim Osmani dhe Palmer kanë diskutuar ndër të tjera për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin Kosovën.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, shkruan Osmani në rrjete sociale. 

Nga ana e tij Mattheë Palmer ka treguar  se kërkesa e tij është që Kosova të heqë vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Një prej qëllimeve tona kryesore është që t’i japim përkrahje një qeverie në Kosovë e cila është e përkushtuar në dialog, gjë që nënkupton suspendimin e taksës dhe rikthimin në tavolinën e bisedimeve”, kishte thënë Palmer për RTCG.
 

Komento

Komente

  • Proka: 17/10/2019 21:12

    Vjosa Osmani eshte per ditet e sotme si ne shek e 17 Eleni Peshkopia, ta dine mire Shqiptaret sot se femra Shqiptare nuk ishte vetem per Natalitet por edhe per rrjedhat kombtare qe Europa perbuzi brumin e vet nga kishte prejardhje per te ndeshkuar Iliret pasi kishe frige nga realiteti. Sado qe Francezet,Anglezet bashkepunuan me Ruset kunder ceshtjes Ilire sot ky realitet po i sjelle ne pozite te keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?