Nikos Dendias dhe Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias

12 Mars 2023, 08:05| Përditesimi: 12 Mars 2023, 08:17

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili viziton Prishtinën ditën e sotme. 

Takimi do të zhvillohet në ora 11:00, ka njoftuar kabineti i presidentes. Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Por Kosova dhe Greqia zhvillohen raporte normale diplomatike dhe tregtare.

Zyrtarët kosovarë dhe grekë zhvillojnë takime zyrtare të ndërsjella në Prishtinë dhe Athinë.

Pos kësaj, Kosova dhe Greqia kanë shkëmbime tregtare dhe flasin shpesh për bashkëpunim të mëtutjeshëm ekonomik.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?