Valdete Daka dhe Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Kryetarja Valdete Daka shkarkohet nga KQZ, Vjosa Osmani: Institucioni duhet të jetë i pavarur! Emërohet gjyqtari Kreshnik Radoniqi

14 Qershor 2021, 15:49| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 17:10

  • Share

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga detyra kryetaren e KQZ-së Valdete Daka dhe në vend të saj ëshët emëruar gjyqtari i Gjykatës së Apelit Kreshnik Radoniqi.

Sipas mediave kosovare Osmani i ka kërkuar edhe më herët kryetares Valdete Daka që të tërhiqet por, kjo e fundit nuk ka pranuar dhe është shprehur se detyrën e saj e ka kryer sipas kushtetutës.

"Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese. janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Presidentja Osmani e ka shkarkuar Dakën nga posti i kryetares me pretendimin se institucioni duhet të jetë i pavarur. Në vendim shkruhet se kretarja e KQZ-së gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021 ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e institucionit.

"Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021. Ka cënuar pavarësinë dhe inegritetin e KQZ-së. Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste nuk ka arritur të jete forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike, kështu duke pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ. Në fakt, në disa raste sjelljet e Kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Rrjedhimisht, Kryesuesja qoftë me veprim apo mosveprim, ka kontribouar në përshkallëzim të situatës përgjatë mbledhjeve të ketij organi”, thuhet në vendim.

Valdete Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 7-vjeçar. Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.

Ora 16:41
Osmani shkarkoi kryetaren e KQZ, emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi

 

Gjyqtari Kreshnik Radoniqi dhe Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si drejtuesin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Osmani ka thënë se drejtuesi nuk vjen nga radhët e partive politike dhe kjo tregon që drejtuesi i KQZ duhet të jetë i pavarur.

“Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike. Në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë”, tha Osmani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?