Vjosa Osmani dhe Sebastian Kurz

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani takim me kancelarin Kurz: Austria mbështet liberalizimin e vizave të Kosovës

23 Qershor 2021, 20:12| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 20:22

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar mbështetjen e plotë të Austrisë për liberalizimin e vizave të Kosovës. Gjatë takimit që ka pasur ditën e sotme me kancelarin austriak Sebastian Kurz, presidentja Osmani shkruan se Kosova është e gatshme për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Një takim përmbajtësor e miqësor sot me Kancelarin e Austrisë, z. Sebastian Kurz. Austria konfirmoi mbështetjen e palëkundur për të ardhmen Euro-Atlantike për Republikën e Kosovës, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova mbetet partner i besueshëm dhe i gatshëm për thellimin tutje të raporteve në mes të dy vendeve tona”, shkruan Osmani.

Ndërkaq ka pasur edhe një reagim për takimin nga kancelari Sebastian Kurz, i cili shkruan se Austrai do të vazhdojë të ,bështesë Koosvën dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas tij, dialogu është themeli i stabilitetit rajon.

 “Bashkëbisedim shumë i mirë me Vjosa Osmanin, Presidenten e Republikës së Kosovës. Austria do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën dhe do të bëjë thirrje për Integrimin në BE për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dialogu dhe komunikimi i drejtpërdrejtë duhet të jenë themeli i stabilitetit në rajon”, shkruan Kurz.

Presidentja Vjosa Osmani është në një vizitë zyrtare në Austri. Ditën e djeshme Osmani është takuar me homologun e saj, Alexander Van der Bellen dhe kanë diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhelal: 23/06/2021 21:56

    A e di ky qe kjo baldosa eshte familne UDB-ashesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?