Alexander Kasanof dhe Vjosa Osmani

Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj

10 Tetor, 22:37| Përditesimi: 10 Tetor, 22:40

  • Share

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të aleancës me SHBA-në, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit.

Në këtë kontekst, e para e vendit tonë nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, pasi një gjë e tillë do të forcojë sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal.

Në takim u diskutua edhe mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë./KosovaPress/

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?