Vjosa Osmani takohet me homologun kroat, merr mbështetje për liberalizimin e vizave

11 Shtator 2023, 12:17| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 12:18

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, është takuar me homologun kroat, Zoran Milanoviç.

Ata biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët.

“Faleminderit presidentit Pendarovski që na priti sonte në Shkup në prag të takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen përpara në rrugën e tij euroatlantike”, shkroi Osmani në X, Ish-Twitter.

Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane. Në takim është biseduar edhe situata me pandeminë Covid-19, ndërkohë që presidentja Osmani falenderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.

Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Në këtë samit liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, temat qendrore të takimit të sivjetëm janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?