Meta: Kufiri mes dy vendeve të bëhet i padukshëm! Osmani: Minishengeni nuk favorizon Kosovën dhe Shqipërinë! Kuvendi juaj të miratojë rezolutën ku dënon gjenocidin serb

16 Dhjetor 2020, 15:44| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 21:32

  • Share

Presidentja në Detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani, sot ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë 3 ditore. Ajo është pritur me një ceremoni nga presidenti Ilir Meta, ndërsa gjatë takimi u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Presidenti Meta tha se kufiri mes dy vendeve duhet të bëhet i padukshëm dhe se bashkëpunimi institucional të jetë më i fortë. Ai foli edhe për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë  duke e cilësuar të rrezikshme, ndërsa shtoi se e ardhmja e të gjithë rajonit është në BE.

Nga ana tjetër Vjosa Osmani kërkoi që Shqipëria të miratonte një rezolutë në Kuvendin e saj ku dënon gjenocidin serb dhe se ajo të bëhet një zë i fortë për Kosovën në të gjitha ata organizata ndërkombëtare ku Kosova nuk është pjesëtare për të treguar të vërtetën e luftën në Kosovë dhe masakrave të bëra nga Serbia. Në lidhje me projektin e Minishengenit, Osmani tha se nuk favorizon as Shqipërinë dhe as Kosovën, ndërsa shtoi se do kërkoj të ketë dokumentin pasi vetëm flitet por nuk ka asnjë dokument që tregon se çfarë është ky minishengen.

Ora 21:28
Priti Vjosa Osmanin me ceremoni, Meta: Do ta mbaj në zyrën time dhuratën e veçantë, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta të grave të Kosovës

1608150579_13130008536109245456204596068308098449226671o.jpg

Presidenti i Ilir Meta ka pritur sot me një ceremoni presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanin, e cila i ka dhënë një dhuratë të veçantë simbolike, dhuratë kjo që i vinte nga gratë e Kosovës që kanë qenë viktima të abuzimeve seksuale gjatë luftës së Kosovës.

Meta shkruan se këtë dhuratë do ta mbajë në zyrën e tij, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë dhe që kurrë nuk duhen harruar.

"E pranova me shumë kënaqësi dhuratën simbolike të Presidentes në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të grave të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilat meritojnë drejtësi, dinjitet njerëzor dhe përkrahje sa më të madhe institucionale.

Këtë dhuratë do ta mbaj në zyrën time, si dëshmi të dhimbjeve e sakrificave të panumërta, që populli i Kosovës bëri për Lirinë dhe Pavarësinë dhe që kurrë nuk duhen harruar. Mbështetje për Heroinat e Kosovës dhe për fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në përgjithësi.  Solidaritet të plotë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, që dënon gjenocidin serb të ndodhur në Kosovë", shkruan Meta.

Ora 18:06
Emërimet e reja në kabinetin qeveritar, Meta: Do duhet të njihem me propozimet zyrtare, përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshme

Presidenti Ilir Meta është pyetur për emërimet e reja në kabinetin qeveritar atë të Blendi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe të Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë.

Meta tha se nuk do të donte të përgjigjej për këtë temë por premtoi se përgjigjja do jetë shumë e shpejtë.

"Nuk do dëshiroja të përgjigjesha për tema të brendshme, por jam njohur nga mediat me propozimet. Si President do duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do jetë më e shpejta e mundshme sa i takon kohës.

Lidhur me akuzat e Ramës për presidentin Meta, të cilin e ka cilësuar si nxitës të protestave dhe dhunës në vend, Kreu i Shtetit tha se nuk është një president tinëzar apo pallaço, që të organizojë protesta të tilla të dhunshme", tha Meta.

Ora 18:05
Minishengeni/ Vjosa Osmani: Nuk kam ndryshuar qëndrim, projekt që nuk favorizon Kosovën dhe Shqipërinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani ka qenë e prerë, e qartë dhe me një qëndrim të pandryshuar sa i përket minishengenit, ose ndryshe shengenit rajonal, një iniciativë që shkon para mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Osmani tha se ka shumë shpresa për ta bindur kryeministrin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo tha se do kërkoj të ketë dokumentin pasi vetëm flitet por nuk ka asnjë dokument që tregon se çfarë është ky minishengen.

“Sa i përket minishengenit kam akoma të njëjtin qëndrim. Ia kam përcjellë kryeministrit Rama gjatë vizitës në nëntor dhe do ta përsëris të njëjtën gjë dhe nesër. Ka shumë argumente mbi bazën e të cilëve kemi ndërtuar atë qëndrim. Ka shumë shpresa për ta bindur kryeministrin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë. Fatkeqësisht ai e bindi kryeministrin Hoti që ta nënshkruajë. Ajo çka do kërkoj është ta kemi dokumentin. Ne vetëm flasim, por nuk kemi asnjë dokument se çfarë është ky minishengen. Mendoj që nga fillimi është gabim. Kjo iniciativë nuk e ka përfshirë Kosovën nga fillimi, nuk është konsultuar Kosova. Presidenca nuk është njoftuar se çka zyrtarisht e ka qëllimin. Kemi iniciativa të tjera që përkundër mbështetjes së madhe ndërkombëtare, Serbia nuk i ka zbatuar. Mund të duket si një iniciativë që ka qëllimin e njëjtë por e mira do ishte të shkrihej në iniciativat e tjera. Kemi treguar dhe ofruar dorën e bashkëpunimit për gjithë rajonin, përfshirë Serbinë që nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. ne kërkojmë përfshirje të barabartë. Ajo çka kemi dëgjuar nga mediat për minishengenin, në masë të madhe i shkojnë në leverdi Serbisë se sa Kosovës e Shqipërisë”, deklaroi Osmani.

Ora 17:52
Meta paralajmëron manifestim: Do të jetë i fundit për t'i dhënë fund dhunës së qeverisë! Akuzat për organizim protestash: S'jam tinëzar dhe as palaço

Presidenti Ilir Meta në një konferencë së bashku me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, u është përgjigjur dhe akuzave se ka gisht në organizimin e protestave për vrasjen e Klodjan Rashës, nga efektivi duke thënë se ai nuk është tinëzar dhe as palaço që ta bëjë një gjë të tillë fshehurazi.

"Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë që nuk kanë në krye të Shtetit një President tinëzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë e çon deri në fund. Ka bërë një manifestim aty në 2 mars, me mimoza, ka qenë model. I kam bërë një thirje popullit që ka qenë aty. Nuk merrem me inskenime të tilla. Gjej rastin të përshëndes dhe të solidarizohem me të gjithë institucionet ndërkombëtare të mediave dhe me Këshillin e Europës që dënojnë dhunën ndaj jush dhe ndaj gazetarëve dhe i bëj në thirrje qeverisë të heqë dorë nga dhuna dhe intimidimi madje sot është kërkuar reflektim urgjent", tha ai.

Teksa ka hedhur poshtë këto akuza Meta ka paralajmëruar se mund të mbajë një tjetër manifestim, i cili sipas tij do jetë i fundit. Ky manifestim Meta thotë se ka për qëllim që t'i japë fund qeverisë.

"Solidarizohem me UNICEF dhe të gjithë organizatat qe shporehin shqetësim për dhunën ndaj të miturve dhe në këtë drejtim të jeni të sigurt që nëse do të ketë ndonjë manifestim tjetër nga presidenti, do të ketë vetëm edhe 1 dhe do të jetë manifestim i fundit kundër dhunës për ti dhënë njëherë e mirë regjimit. Nuk kam dashur të merrem me këtë çështje veçanërisht këto ditë sepse kam patur vëmendjen te çëshja e buxhetit dhe për ti dhënë qeverisë dhe mazhorancës në parlament që të reflektojë buxhetin", shtoi Meta.

Tubimi i fundit i zhvilluar nga Meta ka qenë ai i 2 marsit. Teksa i gjithë tubimi që zgjati dy orë u karakterizua nga flamuri shqiptar në përfundim kreu i shtetit, duke marrë vetë në dorë flamurin amerikan, paralajmëroi se pas 15 marsit, kur të miratohet me konsensus reforma zgjedhore, që është edhe kusht për integrimin e Shqipërisë në BE, do të firmosë në të njëjtën mënyrë, para popullit, edhe dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij ishte ilegjitim. 

Ora 17:41
Osmani: Shqipëria të jetë zëri ynë atje ku ne nuk kemi zë! Të miratojë rezolutën ku dënon gjenocidin serb

Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovës, Vjosa Osmani tha se Shqipëria duhet të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën në ato organizata ndërkombëtare ku ajo ende nuk është pjesë në mënyrë që të denoncojë të vërtetën e luftës në Kosovë, se Serbia ka kryer krime lufte dhe gjenocid dhe kjo është e vetmja e vërtetë. Osmani kërkoi që Shqipëria të miratojë një rezolutë në Kuvendin e saj ku dënohet gjenocidi serb dhe të jenë një zë i bashkuar në këtë kuadër edhe në botë.

"Ju e dini që rruga e Kosovës ka qenë gjithmonë plot sfida i gjithë procesi ynë i shtet-ndërtimit, Shqipërinë e kishim në krah. E vërteta është se Serbia ka kryer krime lufte dhe gjenocid dhe nuk ka një të vërtetë tjetër, dhe këtë e ka parë e gjithë bota pasi ka ndodhur në sy të saj, por që të mos përmbyset e vërteta ne kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë atje ku ne nuk kemi zë.  Kosova ende nuk ka ulëse në një numër të madh të organizatave ndërkombëtare dhe aty kemi nevojë për ndihmën nga Shqipëria. Me kërkesën tonë duam që Kuvendi në Shqipëri të miratojë një rezolutë që do të dënonte  gjenocidin serb në Kosovë. këtë e ka bërë kuvendi ynë dhe duam që pas nesh të jetë edhe Shqipëria, në mënyrë që të jemi të bashkuar", tha Osmani

Osmani foli edhe për situatën e shqiptarëve në Preshevë duke thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë më fort dhe të denoncojnë spastrimin etnik të heshtur  që Serbia po bënë në Bujanovac  dhe Medvegje.

"Diksutuam edhe për krimin në Preshevë, ku po bëhet një spastrim etnik i heshtur , ku kërkon një bashkëpunim më konkret mes dy vendeve tonë por edhe me BE në mënyrë që Serbia të dalë këto spastrime", tha Osmani

Ora 17:28
Meta krah Osmanit: Kufiri mes dy vendeve të bëhet i padukshëm, të thellojmë bashkëpunimin

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të përbashkët me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanin ka thënë se është me rëndësi të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve dhe në këtë mënyrë kufiri të bëhet i padukshëm.

"Kufiri ndërshtetëror të bëhet jo vetëm i padukshëm poir që njerëzait të afrohen dhe të shkëmbejnë eksperienca. E sigurova presidenten Osmani  që ne do të vazhdojmë ta mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës", tha Meta.

Presidenti ka vlerësuar dhe sfidën e fundit të Kosovës dhe të ish-drejtuesve të UÇK-së për të kunfirmuar të vërtetën dhe për të hedhur poshtë akuzat për krime gjatë luftës.

"Vlerësova qëndrimin dinjitoz dhe shpreha mbështetjen time ndaj UCK dhe institucioneve të Kosovës për tu përballur me drejtësinë për të konfirmuar dhe njëherë drejtësinë e Kosovës. Me rëndësi është sfida e COVID 19. Kemi treguar vullnet dhe gatishmëri për të bashkëpunuar më ngushtë midis dy vendeve dhe instituciovene tona që ta kapërcejmë sa lehtë këtë betejë.

Në këtë drejtim shpresojnë që të bashkëpunohet dhe më shumë edhe për sigurimin e vaksinës, në mënyra më të shpejta. Shteti i Kosovës ka përpara shumë sfida. I shpreha faleënderimin për ndihmën që ka dhënë Kosova në nxjerrjen nga rrënojat e viktimave nga tërmeti i vitit të kaluar. Kosova në OKB i shërben stabilitetit të ballkanit. Kjo është një vizitë që do të na shërbejë të gjithëve të bashkëpunojmë më ngushtë", tha Meta.

Komento

Komente

  • Naimi: 17/12/2020 01:21

    Nuk jam palaco thote meta,,,ti je super-palaco mor shkerdhate e cepanit,,,ti mor meta je pjella me e poshter dhe me e urryer ne te gjithe ballkanin,,,si thote rama ti meta do shesh te besh pershesh,,bashke me saliun...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 17/12/2020 01:13

    Ilir Metes, Grabitqarit te Floririt te Krrabes po i afrohet dita e arrestimit me shpejtesi marramendese. Ishalla heq kemben zvarre.

    Përgjigju
  • Ardian: 16/12/2020 19:58

    Dil o like po te presim Po te presim te tere Mos haro mer dhe stresin edhe bjeri ne nje vere Mos haro se hu me hu Vec nje gje ke per te gjetur Une e di oh qe ketu Prap do dalesh per te vjedhur

    Përgjigju
  • Tirona: 16/12/2020 18:34

    Po fillon te pergatise protesten , sinjalin e dha duke cuar para Ministrise se Arsimit studentet e Jales.O "Flori" edhe pak dite na ndajne ku prangat e ftohta te ketij Dimri do te te mbertheine duart e tua te qelbura.

    Përgjigju
  • Endri: 16/12/2020 18:08

    Provoje protesten o hajdut. Pervec hajduteve qe ti ke bere me leke, pjesa tjeter e popullit mezi pret te te shohe ty pas hekurave, jo me te protestoje per ty o katunar

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 16/12/2020 17:51

    kosova te arestoje dhe dorezoje kriminelet e kerkuar nga policia dhe drejtesia shqiptare,pastaj te kerkoje kufinj te padukshem.Eshte kthyer ne strehe kriminelesh.

    Përgjigju
  • Vlora: 16/12/2020 17:09

    Ahh moj Vjosa.., me mirë të kishe shkuar te kopshti zoologjik se sa tek ky qelbësira, kujdes se ky të ifekton është kafshë shumë e qelbur.

    Përgjigju
  • O tej: 16/12/2020 16:46

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Tyti: 16/12/2020 16:11

    Tyti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?