TIRANË- Vjosa ka zyrtarisht statusin Park Kombëtar. Aktivisti Dorian Mantlija thotë për Report Tv se statusi Park Kombëtar do të ndihmojë në ekonominë e zonës, pasi sipas tij ka një potencial të madh për turizmin. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, aktivisti thotë se do të ngrihet një grup i posaçëm për menaxhimin e këtij Parku Kombëtar dhe se ka ende punë për të bërë me studimet për zonën.
“Kemi një park kombëtar, në kuptimin e përfitimit ekonomik ka një potencial për truizmin. Vjosa nga një lum që do prodhonte vetëm pak energji, do jetë potencial për të bërë turizmin e sporteve ujore, agro turizmit. Është lumi i fundit i egër në Europë. Ky ishte një hap i rëndësishëm, vjet u shpall Park Natyror, sivjet Park Kombëtar. Nesër do të celebrohet në mënyrë zyrtare një gjë e tillë.
Pastaj nis një fazë e dytë që është më sfiduese, tre degët kanë nevojë të menaxhohen, do ngrihet një strukturë e posaçme për ta menaxhuar këtë Park Kombëtar. Ka zona që ende nuk janë përfshirë dhe kanë vlera për t’u përfshirë në këtë park. Ka të bëjë me pjesën ndërkufitare, edhe nga ana e shtetit grek do ketë përpjekjet për të mbrojtur pjesën e tyre”, u shpreh Mantlija.
Sa i takon shpalljes si Park Kombëtar, avokati Mantlija thotë se ky status do të ndikojë edhe në vendimmarrjen e Gjykatave sa i takon ndërtimit të HEC-eve. Ai tha se ende nuk ka një vendim të formës së prerë për HEC-et e Poçemit dhe Kalivaçit. Ndërsa, çështja për katër HEC-et që ishin projektuar në Shushicë është ende në shkallë të parë të parë.
“Janë tre procese gjyqësore për HEC-et e Poçemit, Kalivaçit dhe katër HEC-et që ishin projektuar për tu ndërtuar në lumin Shushicë, nuk ka ende një veprim të formës së prerë. Poçemi dhe Kalivaçi janë fituar në shkallë të parë. Ndikon, se në argumentet pse janë ngritur këto padi sepse në momentin që janë dhënë lejet nuk është bërë studim i vlerave shkencore të ekosistemit. Gjykata është e bindur që ka patur vlera, kur ta konstatojnë një moment të tillë do ta kuptojnë që të ndërtimet ishin të gabuara”, tha ai.
Me vendim të Këshillit të Ministrave një ditë më parë Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.
Nisja e ndërtimit të disa HEC-eve në lumin e Vjosës alarmoi shumë ambientalistë ndërkombëtarë të cilët për shkak të cenimit të lumit nga digat që po ndërtoheshin bëri që të niste një fushatë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë. Një zë i fuqishëm ka qenë edhe ai i aktorit të njohur ndërkombëtar, Leonardo di Caprio i cili udhëhoqi fushatën për mbrojtjen e Vjosës dhe disa herë i kërkoi qeverisë që ta shpalltë Park Kombëtar.
Ky i ashtuquajtur aktivist eshte mire te dale ne debat me ata qe kane punuar gjithe jeten me lumenjte e Shqiperise. Eshte nje jurist thote, po nuk e kuptoj cfare lidhje ka kjo me potencialin ekonomik. Nese flitet per ekonomi, te na flase me shifra. Vetem nga Pocemi dhe Kalivaci fitohen 1 miliard kWh, me kostot e tsanishme 200 milion USD dhe nga mbrojtjet e tokes dhe demet e permbytjeve 30 milion USD cdo vit. Pervec kesaj dy HC jane ne territorin tone. Me ngritjen e dy liqeneve edhe sportet ujore nuk cenohen, por perforcohen, plus ekonomite e peshkimit. Agroturizmi zhvillohet ne dy anet e lumit, ne shpatet e tij. Ky nuk eshte jurist, por njeri qe ndjek moden e mjedisit, ne nje kohe qe potencialet jane te gjithaneshme dhe edhe moda mund te ndiqet edhe ekonomia mund te behet. Te thuash i paditur eshte pak, por te thuash eshte i shitur eshte shume. Si i paditur ti hape rruge debatit dhje te hape krahun e te mos beje gam-gam. Cfare eshte ky? Comunity organizer. Zot na ruaj nga keta palaco.
Përgjigju