Prej 90 ditësh ky vend nuk shërben më për venddepozitimin e mbetjeve urbane të bashkisë së Memaliajt.
Deri në mes të qershorit, kjo ka qenë panorama e zymtë në Memaliaj, ku djegija e mbeturinave bëhej 100 metra larg lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar.
Ndërsa tashmë Bashkia e Memaliaj ka ndërtuar fushën e re të mbetjeve urbane në një zonë tjeter dhe ka projekt rehabilitimi dhe gjelbërimi në shtratin e Vjosës.
“Këtu prej 32 vitesh hidheshin të gjitha mbetjet urbane të qytetit dhe fshatrave, vetëm 100 metra nga lumi Vjosë. Tani kemi hequr të gjtiha mbetjet dhe kemi caktuar një vend larg zonës së banuar për vendgrumbullimin e ri”, tha kryetari i bashkisë Albert Malaj.
Pastrimi i shtratit të Vjosës do të vazhdojë, tha kryebashkiaku në gjithë territorin që përshkon bashkinë e Memaliajt.