Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes në qeverinë shqiptare ka folur sot për disa ndryshime në ligjin e Start Up-eve. Idetë inovatore të Start-upeve i janë shtuar edhe dy ndryshime të reja të cilat ndihmojnë në përshtatjen e punonjësve që punojnë nga shtëpia. Për një vit, ata që nuk punojnë në zyra apo në vende fikse, kanë të drejtën të mos paguajnë rezidencë tatimore në Shqipëri. Ministrja tha se ky është një inovacion i një rezultati shumë të mirë të investimit që nisi vitin e kaluar nga qeveria. Çdo individ që vjet kishte një ide inovative për të ngritur një Start Up do të mund ta kthente atë në realitet përmes financimeve te qeverisë, ndërsa shumë shpejt do u drejtohen agjencisë së Start-upeve dhe gjithashtu mund të punojnë një vit në Shqipëri pa rezidencë tatimore.
Bilali foli edhe për ndërtimin e agjencive të Start up-eve, ku tha se synohet rritja e efektivitetit dhe shkurtimi i kohës i disbursimit të granteve që ofrohen nga qeveria.
“Sot, miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen e Start Up-eve. Kjo shërben për punonjësit digjital, ose e thënë ndryshe për punonjësit të cilët shfrytëzojnë teknologjinë për të mos punuar nga një vend fiks po lëvizin gjithë botën dhe punojnë nga çdo vend. Aktualisht janë 100 të tillë dhe për një vit ata do të kenë të drejtën të mos jenë rezident tatimor dhe deri në një vit mund të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën. Ndryshimi tjetër konsiston në ndërtimin e agjencisë së Start Up-eve, kjo vjen si iniciativë e re pas përfitimeve që pamë nga investimi i vjetshëm. Synojmë që këtë vit të rrisim efiçencën dhe të shkurtojmë kohën e disbursimit të granteve. E shohim si efikas këtë targetgrup me potencial në Shqipëri.”- tha Edona Bilali.
Kujtojmë se qëllimi i ligjit të Start Up-eve është krijimi i një kuadri rregullator për zhvillimin e startup-eve në dobi të zhvillimit ekonomik. Po ashtu përcakton kriteret bazë dhe procedurat për zhvillimin, monitorimin e startup-eve dhe lehtëson hyrjen në treg të bizneseve me ide inovatore.
Ky termi /punonjes dixhital/.eshte pak i gjere dhe perfshin te ndershem e te pandershem,qe nga punonjesit e kompanive serioze e deri te hakerat e mashtruesit dixhitale.Nje vit si rezidente jo tatimore eshte mjaftueshem per cdo maskara te mbaroje pune e te lere puplat kur te vije koha e sidomos kur nuk ka asnje te dhene tatimore per te,etj!
PërgjigjuLigger identiske me Serbin fashiste, a thua mos vallë Shqipëria ështé nën serbi…? Po , aty ështé duke perfunduar nën serbi , këtë shëmti Edvin shkjau shqipfolës Luke e bër
Përgjigju