TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projekt-buxhetin për vitin 2022, që pritet t'i prezantohet Kuvendit e ku parashikohet një rritje rrogash për disa sektore si edhe një rritje e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Ashtu si kurse tashmë është bërë traditë, ministrat kanë dalë sot një e nga një në shkallët e kryeministrisë për të prezantuar vendimet.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka bërë me dije se do të rritet ndihma ekonomike për familjet në nevojë në masën e 10%, për ata familje që marrin asistencë e që kanë më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç do u dyfishohet ndihma ekonomike. Gjithashtu, nga ky vendim do të përfitojnë edhe fëmijët që kanë statusin e jetimit do t'u dyfishohet mbështetja ekonomike nga shtetit si edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara një rritje 3-fish të asistencës.
Një lajm i mirë është se do të ketë sërish një rritje page për mjekët dhe infermierët me 6% që do të nisë që nga 1 korrik 2022, e ndërsa rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Policisë së Burgjeve që do të barazohen me Policinë e Shtetit bazuar mbi gradën dhe funksionin. Po kështu, vitin e ardhshëm edhe pagat e mësuesve do të rriten me 6%, teksa nga kjo rritje do të përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë.
Një nga problemet që ngritur jo pak herë është trajtimi me bonus financiar i punonjësve të Policisë së Shtetit që kryejnë punën larg vendbanimeve të tyre. Kjo gjë pritet t'i jepet një zgjidhje, ku ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi yha se rritja do të vijë për punonjësit në formën e bonusve që do çojë deri në 150% pagat e punonjëse që ushtrojnë detyrën ashtë vendbanimit
Në mbledhjen e qeverisë, është diskutuar edhe për një buxhet shtesë në mbështetje të bashkive për menaxhimin e mjedisit, për të cilët sot kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë. Sa u përket pensionistëve, mbështetja e tyre në fundvit nuk do të lihet në dorë të rastësisë, por do të kenë një zë veçantë në buxhet. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj konfirmoi se edhe këtë vit do të ketë një shpërblim për ta.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së sotme të qeverisë se në buxhetin e vitit 2022, foli për mundësinë e rritjes së pensioneve.
“Sot qeveria miratoi dy projektligje që janë në mbështetje të reformave strukturore të qeverisë. Ekonomia shqiptare gjatë këtij viti është rritur me një normë më të madhe se rajoni. Në 3 mujorin e parë u rrit me 5.5% dhe në 3 mujorin e dytë me 18%. Rritja që patën në 3 mujorin e dytë ishte e shpërndarë në të gjitha sektorët. Do të rriten shpenzimet qeveritare në të gjitha fushat. Të gjitha rritjet do të përcillen me një rritje ekonomike me 4%. Projekt buxheti ka disa kryefjala: Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë. Prej vitesh është bërë rregull që pensionistët marrin bonus. Nga viti i ardhshëm buxhet më vete për bonuset. Prej vitesh bonusi i pensioneve në fund të vitit është bërë një rregull, ndonëse është konsideruar si bonus prej periudhës që kemi qeverisur. Nga viti i ardhshëm nuk do të jetë një pikëpyetje por zë buxhetor i planifikuar në vitet në vijim dhe gjithashtu dua të rikujtoj që cdo vit bëjmë një indeksim të pensioneve që shkon në linjë me normën e inflacionit dhe cdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit duke mbrojtur pensionistët nga rritja e çmimeve gjithashtu edhe bonusi i përvitshëm. Parashikohet rritje e pensioneve duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve dhe bonus më vete. Buxheti nuk parashikon rritje të taksave por një rritje natyrale të tyre”- tha ajo.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka bërë me dije se është vendosur në dispozicion një fond i politikave për të rinj dhe fëmijët, ku ndër to pikasi fondi për laboratorët dhe ai i teknologjisë së shkencave.
Muzhaqi tha se po punohet për një program për koduesit e rinj, ku deri vitin tjetër pritet t’i jenë bashkuar rreth 1000 kodues.
“Sot është një ditë shumë e bukur për të rinjtë dhe fëmijët, kemi vendosur një fond në dispozicion për ta. Falë konsultimeve që kemi bërë me të rinjtë kemi kuptuar një sërë problematikash dhe sot fillojmë ti japim zgjidhje njerëz prej problematikave që është: pjesa e laboratorëve, ato të teknologjisë dhe të shkencave. Kjo është pika e parë që do të bëjmë lidhur me fëmijët dhe të rinjtë dhe tashmë kemi kaluar një buxhet për këtë pjesë. Gjithashtu, është edhe një buxhet për pjesën e arteve dhe zejeve, që do të përfshijë edhe pjesën sportive. Njëkohësisht po punojmë për një program për koduesit e rinj, deri vitin tjetër të kemi rreh 1000 kodues për të cilët është alokuar një buxhet i veçantë. Gjithashtu, qendra kombëtare kulturore e fëmijëve do ta kemi tashmë në Tiranë”, tha Muzhaqi.
Buxheti i vitit 2022, sipas ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, do të mbështesë fermerin dhe peshkatarë. E pyetur nga gazetari i Report TV, Ermal Qori, nëse ka një plan konkret për mbështetjen e fermerëve të cilët nuk arrijnë ta shesin të gjithë prodhimin, Krifca tha se synohet që produktet t’i përpunojmë dhe të kemi mundësi të shesim në treg nënproduktet e tyre.
“Mbështetja e buxhetit do shkojë nga fermeri, nga prodhimi deri tek agropërpunimi. Kemi dëshirë të shtojmë vlerën e produktit në Shqipëri. Pra, ne të mos kemi mundësi ta shesim domaten kokërr, por duke e përpunuar atë. Buxheti të rrisë produktivitetin e fermerëve dhe produkteve bujqësore, përforcime do shkojnë edhe në digjitalizimin e pajisjeve në bujqësi”, tha Krifca për Report Tv.
Ndërkohë, Krifca bëri me dije se do të rinovohet edhe flota e peshkatarëve.
“Buxheti i 2022 do mbështesë objektivat e qeverisë për mandatin e ardhshëm. Do mbështeten fermerët që nga prodhimi deri në agropërpunim, peshkatarët, anijet dhe flota e peshkatarëve, për një zotim që ne kemi mbajtur tashmë përmes këtij buxheti. Ne do të injektojmë financim aty ku produktiviteti do të jetë i lartë që të lidhim të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor. Buxhet për bazën e bujqësisë, që është siguria ushqimore, do investojmë në rritjen e kapaciteteve të institucioneve që ruajnë sigurinë ushqimore në vend, teknologjinë e tyre. Do mbështesim turizmin rural, një prioritet i vendosur në tre vitet e fundit, sepse është një motor zhvillimi. Do të rinovohet flota e peshkatarëve. Investimi do të shkojë direkt tek fermerët. Në javët në vijim do të japim detajet se si do të bëhet ky investim. Do të shtojmë vlerën e produktit në Shqipëri. Investime do të shkojnë edhe për dixhitalizimin e sistemit në bujqësi. Është një buxhet i menduar mirë për të zgjidhur problematikat”, tha Krifca.
Rriten pagat e punonjësve të Burgjeve njësoj si punonjësit e Policsë së Shtetit, ndërkohë që do të ketë trajtim financiar edhe për njësinë anti-korrupsion, me qëllim që të shmangin korrupsionin. Lajmin e dha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
“Ka dy lajme të mira për Ministrinë e Drejtësisë. Lajmi i parë ka të bërë me rritjen e pagave të Policisë së Burgjeve të cilët do të jenë në gradë dhe në funksion me Policinë e Shtetit. Është një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare. Lajmi i dytë i mirë ka të bëjë me luftën kundër Korrupsionit.
Ne para dy ditësh miratuam krijimin e Drejtorisë së Përgjithsme Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa sot në këtë buxhet, për të ruajtur integritetin e kësaj strukture, njësia përgjegjëse do të ketë një buxhet të posaçëm për të mos u tunduar nga korrupsioni.
Ndërsa kordinatorët e rrjetit anti-korrupsion do të jenë të mirë paguar dhe në nivel strukture do të jenë të barabartë me zëvendës drejtuesin, ku do të ushtrojnë feunksionin”, tha Manja.
Punonjësve të policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit do të përfitojnë bonus financiar. Lajmi u bë me dije nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, teksa theksoi se do ketë investime edhe në infrastrukturën e policisë së shtetit.
“Rritje e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, rritje që do vijë në formën e bonusit, që do çojë deri në 150% pagat e punonjëse që ushtrojnë detyrën ashtë vendbanimit. Lajmi i dytë që vjen me këtë buxhet është rritja e investimeve në policinë e shtetit në infrastrukturës digjitale dhe teknologjinë. Do rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, tha Çuçi.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se kërkesa për pastrimin e Shqipërisë tashmë është reflktuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2022 si edhe do të ketë edhe një rikualifikim të të gjithave pikave hyrëse dhe dalëse në Shqipërisë.
" Në buxhetin e vitit 2022 është mbështetur pastrimi i territorit dhe të mbetjeve me një buxhet që do i japë mundësisë që të ndërhyjë me instrumente për të mbështetur Bashkitë. Fond rerezve për mbetjet që do të ecë paralel me performancën e bashkive, sidomos në bashkitë bregdetare. Ndërhyrje e qeverisë dhe fondi rezervë. Rikualifikim të të gjitha pikat hyrëse në të gjithë Shqipërisë. Prioriteti i bregdetit për zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e mbetjeve janë kryesore", tha Kumbaro.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë më dije se duke filluar nga viti tjetër, pagat e mësuesve do të rriten me 6%. Ndërkaq, nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë.
“Projektbuxheti 2022 sjell shumë lajme të mira sistemin pasuniversitar edhe arsimin e lartë. Së pari dua të ndaj lajmin për të gjithë mësuesit, rritje paga me 6% vitin e ardhshëm, premtim i mbajtur, mandatet e kaluara e kemi rritur pagën herë pas here. Premtimi që brenda këtij mandati pagat të rriten me 40%. 600 punonjës psikosocialë japin kontribut shumë të rëndësishëm, prandaj mirënjohjen e shprehim jo vetëm me fjalë, por edhe me mbështetje financiare. Një nga objektivat tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizmi i universiteteve, në mënyrë që të diplomuarit tanë. Këtë herë ne do kemi një buxhet për të mbështetur këto projekte për bashkëpunimin me universitet evropiane dhe botërore”, tha Kushi.
Po administra ka 7 vjet qe nuk rriten pagat, vetëm kostoja e jetesës eshte rritur me te pakten 30 për qind! Te mos flasim për pensionet që nuk ju dalin as për ilaçe.
Përgjigju:-) ,do jepnj leke per policet qe banojne jashte vendbanimit ee,qe te jemi te sakte jepni edhe tani ,psh jepni 23 mij lek te vjetra per nje polic qe shkon nga durresi ne tirane,dhe vetem sot duke llogaritur trafikun e tmerrshem ne gjithe autostraden dhene tirane kam harxhuar 20 mij leke nafte,dmth 29 dite tani do vij ne pune me leket e mia,apo te vij me autobuz,se e keni qare punon autobuzi vetem 8-16:00 ,dhe te duhen dhe nja tre urbane deri ne qender.
Përgjigjuore leke per te bere burgje shih te heqersh me nje ane se do hyjne gjithe ata veta se korrupsioni e injranca na ka care me fort se morri i serbit.
PërgjigjuSi nuk flitet ndonjehere per shikun dhe garden, Qe jane te harruara totalisht ne rritje pagash, Ne dieta, ne shperblime, ne ore nate, Te cilet punojne pa turne.. pa limit kohor, Deri ne vetmohim me 100 halle e kredi Deri ne kufijte e mbijeteses jane.. dhe pa asnje mundsi favori Korruptiv. Jo si burgjet, policia apo mesuesit, Qe te gjithe marrin leke si ne rruge, Si ne zyra duke favorizuar te jashteligjshmit dhe zyshat e profesoret neper klasa me kurse te jashteligjshme dhe me dhenie provimesh Ne menyre te pa merituar( zyshat dhe pedagoget )
PërgjigjuFiks ky eshte realiteti.. Keni pa ndonje gardist apo shiks me makina te fundit apo vila Dhe me zor hane nje dreke, jo me neper pub me shampanja !!! Drejtor policie e drejtor burgjesh dhe punojse policie Dhe burgjesh e pedagog me makina e shtepia qindra milionshe.. Dalin gjoja ne kembe per ne pune ose me makina pune, Pasdite shikojini ku jetojne super lux dhe cfare jete bejne Jasha kokaina.. Dhe me cfare makinash levizin eshte e dukshme mjafton te dalesh pasdite te hedhesh nje sy.. Sepse kane lidhje me krimin si askush tjeter.
Mire qe dyfishuat e trefishuat ndihmen ekonomike,po pensionet pse nuk i dyfishon? Ata qe marrin ndihme ekonomike edhe punojne ne te zeze se jane te rinj, kurse pensionistet qe nga e keqja duan te punojne, por si merr njeri ne pune.Apo i vaksinuat kunder covidit e tani te vdedin per buke e per ilace.
PërgjigjuDo ju zere mallkimi i pensionisteve o te paudhe.Nuk keni faj mbaruan votimet e rifitove pushtetin.Ua shperblefte Zoti ne familjet tuaja.