Kryeministria

Politikë

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

26 Dhjetor, 22:31| Përditesimi: 26 Dhjetor, 22:39

  • Share

Ndryshon dhe struktura e Këshillit Kombëtar të Territorit, teksa i ndryshon edhe emri, duke marrë një prapashtesë “Ujit”. 

Shtohen Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë. 

Nga 9 anëtarë që kishte më parë, tani ky Këshill do të ketë 11 anëtarë, që janë ministrat e kabinetit qeveritar, bashkë me Kryeministrin dhe kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Vendimi u mor sot (26 Dhjetor) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke u kthyer në VKM pas analizës dhe shqyrtimit.

Emërtesa gjithashtu ka ndryshuar, ku nga Këshilli Kombëtar i Territorit KKT, do zëvendësohet me Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, duke shtuar fjalën “Ujit” në fund dhe ankronimin KKTU. Ky këshill do të jetë përgjegjegjës edhe për menaxhimin e burimeve ujore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri”, thuhet në vendimin e marrë.

Respektivisht janë 9 ministra të linjës, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Kryeministri në cilësinë e kryetarit.

Përbërja e tij do të jetë: 

-Kryeministri
-Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë
–Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
–Ministrin e Drejtësisë
–Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit
–Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
–Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
–Ministrin e Mbrojtjes
–Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
–Ministrin e Financave
–Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit 

 

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?