VKM/ Festat e 28-29 nëntorit, qeveria i jep pushim ditën e hënë administratës dhe shkollave

22 Nëntor 2023, 10:35| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 14:20

  • Share

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e hënë (27 nëntor), si ditë pushimi zyrtare për institucionet publike. Në kuadër të festave të 28-29 nëntorit, të cilat përkojnë të martë dhe të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka shtuar si ditë pushimi edhe të hënën e 27 nëntorit, duke dhënë kështu 3 ditë zyrtare pushimi.

Nëse llogarisim edhe të shtunën dhe të dielën për institucionet publike, 25 dhe 26 nëntor, bëhen 5 ditë pushimi në total, 2 ditë nga fundjava dhe 3 ditët zyrtare.  

Dita e punës do të zëvendësohet në një moment tjetër, brenda 3 muajve të ardhshëm. Kjo vlen edhe për institucionet arsimore, të cilat duhet të zëvendësojnë orët mësimore në një moment të dytë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/11/2023 03:37

    U /lodhen e u keputen/ duke dredhur zinxhirin gjithe diten ne pune,qe u jepni kaq dite pushim?!

    Përgjigju
  • Patriotet: 22/11/2023 15:00

    Duhet ne fakt, qe te festojne festat ne Beograd. Hahah

    Përgjigju
  • mergimtari: 22/11/2023 12:40

    "Veprim i drejte" ,se po te mos ua jepte Qeveria do ta benin vet.Hani pini e dhe vidhni sa te jete shteti rumpalle.

    Përgjigju
    • Mario: 22/11/2023 14:55

      Edhe jashte shtetit, kur bien festat 1 dite para apo mbas funjaves, zakonisht keshtu behet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?