Këshilli i Ministrave ka miratuar fondet për organizimin e forumit të investimeve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 13-14 tetor 2025. Sipas vendimit të qeverisë kostoja për organizimin e forumit do të jetë 31 milionë e 753 mijë lekë.
“Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 31 753 000 (tridhjetë e një milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekësh për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Forumit të Investimeve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 13-14 tetor 2025. Efekti financiar, prej 31 753 000 (tridhjetë e një milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2025. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në VKM.
Në datat 13 dhe 14 tetor, Tirana do të mirëpresë Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Europian, që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.
Komente

bravo Erion. Keshtu veprohet kur shkelen ligjet
Përgjigju