Kryeministria

Politikë

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton tavanet përfundimtare të shpenzimeve buxhetore 2026-2028

2 Korrik, 18:38| Përditesimi: 2 Korrik, 18:45

  • Share

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028.

Në vendim, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, përcaktohet miratimi i tavaneve sipas lidhjes nr.1, që përmban tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore dhe që është pjesë përbërëse e vendimit.

Të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore ngarkohen me zbatimin e këtij vendimi, i cili është miratuar në mbështetje të ligjeve për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe buxhetin e vitit 2025.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E TAVANEVE PËRFUNDIMTARE TË SHPENZIMEVE TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2026 – 2028

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 25, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, sipas lidhjes nr.1 “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?