Politikë

Këshilltari i kryeministrit Rama riemërohet Prefekt i Qarkut të Elbasanit

2 Tetor 2019, 19:04| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 19:09

  • Share

 Maksim Malaj, i cili mban postin e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë i Kryeministrit Edi Rama, do të rikthehet të enjten në postin e Prefektit të këtij Qarku.

Propozimi për të rikthyer në detyrë si Perfekt i Qarkut erdhi nga Ministria e Brendshme dhe më pas u miratua nga Këshilli i Ministrave, ku vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Malaj në Janar të këtij viti i la vendin si Prefekt i Elbasanit, Gledian Llatjas, i cili u prezantua nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.  Por më pas Llatja u tërhoq nga posti pasi kandidoi dhe më pas u zgjedh krytar i Bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit.

Që prej Qershorit posti i Prefektit të Elbasanit mbeti vakant, ndërsa sot në këtë post u rikthye Malaj.

Maksim Malaj ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), më pas Prefekt i Qarkut Elbasan, gjatë këtij viti mbante pozicionin si Këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për sigurinë.

Gjeneral Malaj ka një karrierë të gjatë ushtarake, në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe një eksperiencë të gjatë në trajnimet e tij në disa prej vëndeve anëtare të NATO-s.

Në vitin 1978 – 1981 Gjeneral Malaj përfundoi Akademinë Ushtarake ‘Skënderbej”, (për këmbësori), e më pas në vitet 1990-1992 Akademinë e Mbrojtjes.

Në vitin 2005-2007 u emërua si shef i Shtabit të Br.R.SH, ndërsa në vitin 2007- 2008, u emërua Komandant i saj.

Në korrik të vitit 2008, Gjeneral Maksim Malaj, u emërua nga Presidenti Topi, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, detyrë të cilën e mban edhe sot.

Gradimet:

1991 Kapiten

1994 Major

1997 Nënkolonel

2002 Kolonel

2008 Gjeneral Brigade

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?