Kryeministria

Politikë

VKM/ Qeveria vendos krijimin e ‘Akademisë së Pushtetit Vendor’! Do të trajnojë punonjësit e bashkive në të gjitha nivelet, deri te kryetari

16 Korrik, 21:16| Përditesimi: 16 Korrik, 21:24

  • Share

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që autorizon ministrin përgjegjës për çështjet vendore, Arbian Mazniku, të negociojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e një organizatë jofitimprurëse që do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore.

Akademia e Pushtetit Vendor do të ketë për qëllim zhvillimin dhe kualifikimin profesional të qëndrueshëm të të zgjedhurve vendorë, nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë të administratës vendore, për të përmirësuar shërbimet ndaj komuniteteve dhe për të ndihmuar në përmbushjen e funksioneve e sfidave, përfshirë ato që lidhen me integrimin në Bashkimin Evropian.

Vendimi parashikon që qeveria të mbulojë kostot fillestare të themelimit të organizatës si dhe jo më pak se 50% të shpenzimeve operacionale për tre vitet e para. Gjithashtu, ministri përgjegjës për çështjet vendore do të ketë rol drejtues në këtë nismë, duke qenë pjesë e komitetit drejtues të subjektit të përbashkët.

Në funksion të garantimit të cilësisë dhe koordinimit me institucionet ekzistuese, është përcaktuar që programet e trajnimit të miratohen paraprakisht nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), përveç rasteve kur kjo e fundit ka planifikuar më herët programet për vitin përkatës.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ojf: 16/07/2025 23:23

    Pra i bie qe do krijohet nje organizate jofitimprurese per qeverine, por me pagamarres njerezit prane qeverise hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?