Në mbledhjen e sotme (5 shkurt 2025) Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Agron Gecajt nga detyra e prefektit të Qarkut të Kukësit dhe emërimin e Dritan Bajit në këtë pozicion.
“V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.
Mjeku radiolog Agron Geca erdhi në krye të prefekturës së Qarkut të Kukësit më 12 dhjetor 2023.