Me rreth të kuq, dora e fashuar e Begaj

VKM/ Begaj merr 600 mijë lekë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore

27 Mars 2023, 13:00| Përditesimi: 27 Mars 2023, 13:19

  • Share

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka firmosur një vendim për t’i mbuluar Presidentit Bajram Begaj shpenzimet  mjekësore. Sipas VKM-së, kreu i shtetit do të marrë 600 mijë lekë. 

Nuk ka shumë detaje për kurimin e Begajt, ndërkohë që ky i fundit u shfaq me dorë të fashuar në vizitën që zhvilloi në Azerbajxhan, ku takoi homologun e tij. Në këtë vizitë u vu re se Begaj kishte dorën e fashuar.

Më pas u mësua, se Presidenti kishte pasur një problem me tendinë dhe për këtë arsye është detyruar të zhvillojë një ndërhyrje në dorën e djathtë. Fondi 600 mijë lekë që i është dhënë Begajt për të mbuluar shpenzimet e ndërhyrjes do të mbulohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në të njëjtën ditë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të japë edhe 1 200 000 milionë lekë për Klement Zgurin, këshilltar i Presidentit Begaj. Edhe Zgurit ky fond i është alokuar për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit.

VENDIM

Nr. 175, datë 24.3.2023

PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bajram Begaj, në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

....

VENDIM

Nr. 176, datë 24.3.2023

PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. KLEMENT ZGURI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Klement Zguri, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

Vendimi për alokimin e 600-mijë lekëve për Begajn

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/03/2023 02:34

    Problemin qe ka patur z.Begaj e ka patur dhe i ndjeri babai im dhe e bezdiste shume dhe kam pare plot njerez te tjere qe e kane,por sot mund te kurohet dhe pa nderhyrje kirurgjikale.

    Përgjigju
  • vlora 1: 27/03/2023 13:26

    PLEHRA.Vetem kete fjale meritoni

    Përgjigju
  • Artan: 27/03/2023 13:11

    Pak do merrka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?