Pallati i Kongreseve

Politikë

VKM/ Pallati i Kongreseve i kalon në administrim ministrisë së Ekonomisë për projektin e ‘Rivitalizimit’

31 Korrik, 20:38| Përditesimi: 31 Korrik, 22:25

  • Share

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të Pallatit të Kongreseve nga Bashkia Tiranë te ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në funksion të realizimit të projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”.

VKM:

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA BASHKIA TIRANË TE MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT, TË PASURISË ME NUMËR 7/74, NË ZONËN KADASTRALE 8160, TIRANË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.834, DATË 13.12.2006, TË KËSHILLIT                               TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të pasurisë me numër 7/74, në zonën kadastrale 8160, Tiranë, sipas planit të rilevimit, bashkëlidhur këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”.

2. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i hiqet listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/08/2025 05:04

    Pra e hoqet nga lista e pronave shteterore.Qe kur objekt i ketij niveli e rendesie u nxjerrka nga /pronat shteterore,publike/?! Hera e fundit qe mund te kete ndodhur ishte kur Xhaxhi hodhi ne ere Bashkine per te ndertuar Muzeun Kombetar.Por atehere ishim ne komunizem,pronar mbeti po shteti,po tani kujt oligarku do ja jepni t'a hedhe ne ere ate mrekulli arkitektonike e te ndertoje shemtira kullash ne vend te tij? Uroj te mos jete e vertete,uroj qe rivitalizimi te jete sa ai qe ju be BKSH,por Rama dhe Balluku duket se shpejt do i bejne shoqeri Lali Erit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?