Kronikë

VKM për Kopshtin Botanik, Panariti: Po gjymtohet Universiteti i Tiranës

19 Shtator 2019, 20:07| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 20:14

  • Share

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti  ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për t'i kaluar Kopshtin Botanik, Bashkisë së Tiranës.  Sipas Panaritit shkëputja e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës është një shumë e mirëfilltë mbi botën akademike.

Ndër të tjera Panariti në një reagim të shpërndarë në rrjetet social ka thënë se kjo VKM e gjymton rëndë UT dhe mbi të gjitha rrezikon ruajtjen zhvillimin e studimin e florës shqiptare.

"Perse shkeputja e Kopeshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës eshte nje dhunë e mirefillte mbi botën akademike ? Ja si percaktohet ne fjaloret enciklopedike, qellimi dhe misioni i Kopeshtit Botanik. Kopeshti Botanik administrohet pergjithesisht nga universitetet ose institutet kerkimore shkencore, kjo sepse nder te tjera ata perfshijne herbariume dhe programe kerkimi mbi taksonomine e bimeve. Misioni i tyre eshte qe te ruajnë ne menyre te dokumentuar floren kombetare per ruajtjen, kerkimi shkencor dhe mbi te gjitha edukimin e brezit te ri me vlerat e kesaj pasurie kombetare dhe boterore. Kopeshti Botanik i pare universitar ka qene kopeshti botanik madheshtor  i liceut të Teofrastit ne Greqine antike. Universitetet e periudhes se rilindjes Italiane, i kishin kopshtet botanike, diamante te krenarise dhe te prestigjit të tyre.. Ndersa sot Universitetet e Oxford dhe Cambridge, krenohen me kopshtet botanike, te cilat janë museume të mirefillta dhe pasuri akademike dhe taksonomine.. Shkeputja e Kopeshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës, e gjymton rende dhe në menyre te pariparueshme ate por mbi të gjitha rrezikon ruajtjen, zhvillimin dhe studimin e flores shqiptare"  ka shkruar Panariti.

Ditën e sotme një qëndrim kundër kësaj VKM ka mbajtur edhe rektori i UT, Mynyr Koni. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?