Pensioni i posaçëm, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, rritet ndjeshëm me vendimin e fundit të Këshilli të Ministrave. Qeveria Shqiptare vendosi këtë të mërkurë që pensioni e posaçëm ta bëjë sa dhjetëfishi I pensionit social.
Aktualisht vlera e pensionit të posaçëm parashikohej jo më shumë se katërfishi I pensionit social, pra rreth 30 mijë lekë me vlerëson aktuale, ndërsa me vendimin e kësaj të mërkurë shkon në rreth 80 mijë lekjë. Në të gjithë vendin janë 185 personalitete të fushave të ndryshme, që përfitojnë pensionin e posaçëm.
Sipas vendimit, efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2023 llogariten në shumën dyqind e shtatë milionë lekë të rinjë dhe do të përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të miratuar për vitin 2023.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu ndryshime në ligjin “Për sigurimet shoqërore, të cilat i hapin rrugë punësimit të pensionistëve, duke ju hequr detyrimin e pagimit të kontributeve për sa kohë vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat. Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe një ndryshim të rëndësishëm që lidhet me personat e punësuar, me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit, për të cilët parashikohet që punëdhënësi të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.
V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.429, DATË 12.9.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUSHTET E PËRFITIMIT, SHUMËN DHE PROCEDURËN E DHËNIES SË PENSIONEVE TË POSAÇME SHTETËRORE DHE TË SHTESAVE TË PENSIONEVE TË POSAÇME SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 6, e vendimit nr.429, datë 12.9.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Pensioni i posaçëm shtetëror është sa dhjetëfishi i pensionit social.
Shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension”, nr.29, datë 23.5.2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, nr.8607, datë 27.4.2000, “Statusi Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, me këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Në rastet kur shuma e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror, sipas kësaj pike, me pensionet e përfituara nga ligjet e tjera e kalon dymbëdhjetëfishin e pensionit social, reduktohet shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror, deri në masën që së bashku me pensionet e përfituara nga ligjet e tjera të jetë sa dymbëdhjetëfishi i pensionit social.”.2. Pensionet e posaçme shtetërore, të caktuara me vendime individuale të Këshillit të Ministrave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, rillogariten dhe caktohen sa dhjetëfishi i pensionit social dhe përfitohen nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendime individuale të Këshillit të Ministrave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, rillogariten dhe caktohen sa dhjetëfishi i pensionit social nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”, nr.29, datë 23.5.2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, nr.8607, datë 27.4.2000, “Statusi Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, me këtë shtesë nuk mund të jetë më e vogël se shuma e pensionit para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe më shumë se dymbëdhjetëfishi i pensionit social.
3. Shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore, të caktuara me vendime individuale të Këshillit të Ministrave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të cilat së bashku me pensionin, që i takon sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”, nr.29, datë 23.5.2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, nr.8607, datë 27.4.2000, “Statusi Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, kalojnë dymbëdhjetëfishin e pensionit social, nuk janë objekt rishqyrtimi, sipas këtij vendimi.
4. Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2023 llogariten në shumën 207 000 000 (dyqind e shtatë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të miratuar për vitin 2023.
5. Ngarkohen Ministria Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
E ne me130 mije leje te vjetra me qA me hanger 25 vite pune
PërgjigjuZoti te mllkofte se pleqte dhe te semuret nuk te bejne dot gje i ke lene ne meshiret te fatit
PërgjigjuNuk keni pare gje akoma.Do dhjetfishohen edhe pensionet e deputeteve, ministrave dhe familjareve te tyre.Pensionistet qe kane ndertuar Shqiperine do lene 20% te pensionit tyre per ta.
PërgjigjuTurp per qeverine, ketyre qe po ju arit perseri ja dilnin situates, nuk shikojme dhe degjojne Ata te mjere qe nuk dine nga te perplasin koken me lemoshen qe ju jep qeveria, si keni mundesi per keta qe keni vene ne liste mendoni edhe per shtresen e varfer. Mjaft ka vuajtur ai popull aq i mire dhe puntor. E keni te veshtire sepse nuk I kuptoni dhe jeni larg nga kjo shtrese qe meriton vemendjen nga qeveria.
hëngrën një jet ne kurriz të popullit sot qeveria ju rrit edhe pensionet kuadrove të spikatur. A mjer ky popull që fle gjum dhe është nëpërkëmbur, por edhe shum keq nuk më vjen se si thot ajo shprehja, çdo popull meriton qeverin që ka.
PërgjigjuÈshtè maskarallèk dhe cinizèm pervers, tè dègjosh dhe shikosh bèmat e kèsaj qeverie. Kemi prindèr nè shtèpitè tona dhe e shohim nga afèr sesa i ngrohet uji kètyre "shpètimtarève rilindjotè" pèr kushtet e jetesès sè kèsaj grupmoshe. 170 mijè lekè tè vjetra, "pension". Pasi e merr atè RROGÈ TURPI, im atè shkon nè dy vènde tè tjera. E bèn kètè çdo muaj, nè tè njèjtèn ditè. Nè Farmaci pèr tè marrè ilaçet dhe tek pagesa e energjisè elektrike dhe ujit. Kur kthehet nè shtèpi, nuk i ka mbetur shumè gjè, nga ajo shuma qè mori nè mèngjes. Se si e kalon muajin, e di Zoti lart, dhe ai vetè. Kryeministri flet "PÈR PÈRFITIME QÈ NUK DUHET TÈ KALOJNÈ 10 FISHIN E PENSIONIT SOCIAL". E ka fjalèn pèr ndihmèn sociale, mirèpo ngaqè pensionet, i ka lènè nè tè njèjtin nivel si ndihma sociale,,,i kreh tani tè gjithè me njè krèhèr. O njish, o shok i ngushtè i hajdutèrisè sè kètij vèndi. Vazhdo tall menderen me pleq e plaka. Je shumè i fortè, vèrtetè prijès legjendar je. Mjaft tè kesh ti, o njish,,,pa pèr pleqtè tanè,,,çu qi tèmèn. Ashtu janè mèsuar ata, nuk meritojnè mè mirè. Kujdes o njish sepse dikur, do e kesh tè vèshtirè tè gjesh budallenj mè.!!!
PërgjigjuJa futi popullit ripjellja.
PërgjigjuEnde nuk e keni marrë vesh se tani e tutje ka vetëm të pasur e të varfër?!
PërgjigjuUtakon se ata kan shpikur rroten.Kjo eshte qeveri e padrejtesive. Ka pensionist qe kan shkrir jeten larg familjes dhe marin pension turpi.Cpaskan bere keta pensioniste qe tu 10 fishohet pensioni? Keta jane patronazhist te te gjitha partive se zullumin e kane bere si pd dhe ps
PërgjigjuMire jua beri. Votojeni prape pas dy vitesh, qe tua rrjepi mire e mire lekuren qe ju ka mbetur
Përgjigju12 fishi i pensionit social per pensionet e posacme eshte i pa llogjikshem dhe me shtyrje drejt diferencimit te thelle social.Nuk eshte mire jeshtu sic po vaxhdoni si me rrifat e politikaneve.2025 po vjen dhe populli ne votim mendoget mire
PërgjigjuPatjetër duhet te 2 ,3 fishohen pensionet normale .Nga 150 euro qe jane sot te behen 300 - 400 euro.Nje kusht per hyrjen ne BE.eshte dhe standarti ekonomik.