Kombinati Mekanik Poliçan

Politikë

VKM/ 2.4 mln € për të larë detyrimet e ndërmarrjeve ushtarake, paguhen borxhet e Mjekësit, Uzinës së Gramshit e Poliçanit

19 Qershor, 17:56| Përditesimi: 19 Qershor, 18:57

  • Share

Qeveria ka vendosur të shpenzojë përsëri para për të shlyer borxhet e ndërmarrjeve ushtarake, të cilat do të futen në një fazë tjetër ri jetësimi, me synim fuqizimin e industrisë ushtarake.

Këshilli i ministrave ka miratuar fondin me vlerë 2.4 milionë euro për të shlyer borxhet e ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan.

Të gjitha detyrimet që këto ndërmarrje kanë ndaj palëve të treta do të shlyhen brenda 30 ditëve thuhet në vendimin e qeverisë.

'V E N D I M PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE FINANCIARE NDAJ TË TRETËVE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE USHTARAKE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 25, të  ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve, në masën 244 541 460 (dyqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan, nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, detajuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 Efektet financiare, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025,  për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”.  Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Më 22 gusht 2024, hyri në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të ndërmarrjeve ushtarake në Shqipëri. Tre ndërmarrjet, Mjekësi, Gramshi dhe Policani i kalojnë KAJO-s, ndërsa detyrimet do mbulohen nga buxheti i shtetit.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?