Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme emërimin e Rovena Metojas si anëtare e ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura.
'CAKTIMIN E ANËTARIT TË EKIPIT PËRZGJEDHËS PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE, ANËTARË TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Znj. Rovena Metoja caktohet anëtar i ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
2. Vendimi nr.739, datë 4.12.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e anëtarit të ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Komente
