Kastriot Gurra

Politikë

VKM/ Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurra! Ja kush e zëvendëson

10 Shtator, 19:47| Përditesimi: 10 Shtator, 19:50

  • Share

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Në vend të Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena.

VKM:

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT  TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SHTETËRORE  PËR SHPRONËSIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?