Foto ilustruese nga strehimi i afganëve në Shqipëri

VKM/ Shqipëria mban dyert hapur për miqtë në nevojë! Zgjat lejet e qëndrimit për afganët dhe ukrainasit

5 Prill 2023, 16:04| Përditesimi: 5 Prill 2023, 16:12

  • Share

TIRANË- Qytetarët afganë dhe ukrainas, të cilët janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës i kanë ende dyert e hapura në Shqipëri. Me vendim të Këshillit të Ministrave, sot u mor vendimi që leja për qëndrimin e afganët të zgjatet edhe me 6 muaj, deri në gusht të 2023.

Një ndryshim në vendimin nr.501, datë 25.8.2021, të këshillit të ministrave, “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në republikën islamike të afganistanit, dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare ”, të ndryshuar. Në pikën 2/1, togfjalëshi “… dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë …”, zëvendësohet me “… deri më 24.8.2023 …”., thuhet në vendimin e qeverisë.

Nga ana tjetër, edhe për ukrainasit, vendi i të cilëve ende është nën ethet e luftës, qeveria ka vendosur për të shtyrë lejen e qëndrimit deri në 17 shtator 2023

Një shtesë në vendimin nr.173, datë 18.3.2022, të këshillit të ministrave, “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar mbrojtje ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”. (...) Në pikën 2/1, togfjalëshi “… dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë …”, zëvendësohet me “… deri më 24.8.2023 …””, thuhet në vendimin tjetër të firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët u larguan verën e kaluar nga vendi i tyre, pasi u kërcënohej jeta nga talebanët që morën pushtetin.  Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtitpër të vijuar me avion të tjerë. Mes tyre, 11 foshnja. Nga ana tjetër, ukrainasit erdhën në Shqipëri në shkurt të 2020, menjëherë kur filluan sulmet e para nga Rusia, të cilët ende vijojnë dhe nuk dihet se kur do të mbarojë.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 05/04/2023 19:09

    I ngecen ne dore afganet liderit suprem. Ukrainasit jane te mireseardhur.

    Përgjigju
  • haha: 05/04/2023 16:47

    ja kerkoi kimi edhe kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?