Kryeministria

Sociale

VKM/ Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027, qeveria lëvron fondin 150 milionë lekë

29 Janar, 18:15| Përditesimi: 29 Janar, 18:22

  • Share

Në mbledhjen e sotme (29 janar 2025), Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, për ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për pagimin e kuotës për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027 në Tiranë.

2. Fondi sipas pikës 1, të këtij vendimi, prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?