Vladimir Peqini

Vladimir Peqini, vëllai i 'Mandelës së Elbasanit' kërkesë në gjykatë për rihapjen e dosjes së ‘99

21 Maj 2020, 21:25| Përditesimi: 21 Maj 2020, 21:27

  • Share

Vladimir Peqini i dënuar me 25 vite burg në shtator të vitit 1999, njëherësh vëllai i Eduart Peqinit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mandela”, kërkon rihapjen e dosjes hetimore,pasi sipas tij gjykimi dhe dënimi është kryer në mungesë. Vladimir Peqini, në periudhën 1998-1999 kur është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj tij, nuk ka qenë në Shqipëri pasi qëndronte jashtë shtetit, duke ju fshehur drejtësisë.

Në kërkesën që ai ka depozituar në Gjykatën e Apelit Durrës, Vladimir Peqini, thotë se nuk ka pasur dijeni për zhvillimin e një procesi gjyqësor kundër tij në Shqipëri. Aq më tepër argumentohet në kërkesë se Peqini s’ka pasur asnjë të dhënë kur ka përfunduar procesi gjyqësor, e për pasojë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për apelimin e vendimit gjyqësor me nr.105 të datës 29 shator 1999, ku gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie në mungesë. Tashmë Vladimir Peqini, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar nga Apeli Durrës që të rivendosë në afat duke i dhënë mundësi Peqinit, të kryejë apelimin e vendimit të dënimit me 25 vite burg, vendim ky që tashmë ka marrë formë të prerë.

Nëse gjykata e Apelit Durrës në ditët në vijim do të pranojë kërkesën e Vladimir Peqinit, atëherë çështja e tij do rihapet sërish, ku do jetë prapë gjykata e Apelit që do vlerësojë provat materiale dhe do vendosë dënimin përfundimtar ose jo të Peqinit. Kujtojmë që katër vite më parë Vladimit Peqini, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri. Peqini është dënuar për veprat penale si: “Krijim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur”, “vrasjeve me paramendim”, “vrasjeve me dashje të mbetur ne tentative”, “Vrasjeve me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Asgjësim kufome”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Shkatërrim të pronës”, “Rrëmbim personi” dhe “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Rezulton se në përfundim të hetimeve dhe gjykimit të gjithë pjesëtarët e bandës, Eduard Peqini ose “Mandela”, u dënua me burg të përjetshëm. Vëllai i tij, Vladimir Peqini me 25 vjet burg, B. Xhenja 20 vjet, A.Peqini 25 vjet, L.Peqini 16 vjet, A.Peqini 13 vjet, ndërsa të tjerët mbi 10 vjet burg. Në total, kjo bande u dënua me 170 vjet burg.

Komento

Komente

  • vjeshta: 22/05/2020 06:21

    Të vjen me vjell vetëm me u pa surratin!Ah,ku je Mehmet Shehu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?