Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se "hegjemonia perëndimore po shembet" dhe bëri thirrje për formimin e një "rendi botëror më të drejtë", sipas BFM TV .
“Në kushtet aktuale konfliktet po përkeqësohen, po shfaqen kërcënime të reja. Ne duhet të krijojmë një rend botëror më të drejtë”, tha Putin përpara se të shtonte: Kjo lidhet me problemet e hegjemonisë perëndimore, e cila po shembet."
Deklaratat u bënë gjatë një diskutimi me shefat e Inteligjencës nga vendet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, një organizatë e trashëguar nga rënia e BRSS dhe që bashkon ekskluzivisht ish-republikat sovjetike.
Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se "i kapur pas së kaluarës dhe po përpiqet të imponojë politikën e diktatit në të gjitha sferat e politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare".
“Perëndimi krijon kriza të reja, probleme të reja dhe ushtron presion mbi vendet që zgjedhin një rrugë sovrane të zhvillimit”, tha Putin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Inteligjenca e BE-së: Anijet ruse prezente në shpërthimet e Nord Stream! Nesër Rusia feston aneksimin e territoreve ukrainase! Përgjimet e ushtarëve rusë: Putini, i çmendur
S.C/ReportTv.al