Vladimir Putin dhe Kim Jong-un

Bota

Vladimir Putin fton Kim Jong-un të vizitojë Rusinë

9 Shtator 2018, 06:15| Përditesimi: 9 Shtator 2018, 06:18

  • Share

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar ftesën që të vizitojë Rusinë. Kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matviyenko, pas takimit me liderin Korean, ka deklaruar për lajmin e mire.

Kam përmbushur detyrën e Vladimir Putinit dhe e kam kaluar mesazhin e tij, Kim Jong-un tha se konfirmon gatishmërinë dhe dëshirën e tij për të bërë një vizitë në Rusi, tani diplomatët do të jenë të përfshirë te puna në lidhje me kohën dhe vendin e vizitës.  

                    Valentina Matviyenko

Mirëpo gjithashtu bëhet e ditur nga Matviyenko se udhëheqësi i Koresë së Veriut ka në plan të diskutojë strategjinë dhe perspektivat e bashkëpunimit mes dy vendeve me Putinin, si dhe një gamë të tërë të çështjeve relevante serioze të agjendës globale.

Ai është i bindur se Rusia" po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zgjidhjen politike dhe diplomatike "të Gadishullit Korean.  

                Valentina Matviyenko

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?