Putin dhe Xi Jinping shtrëngojnë duart

Vladimir Putin mbërrin në Pekin, takohet me Xi Jinping: Kina dhe Rusia do të ruajnë drejtësinë në botë

16 Maj, 08:39| Përditesimi: 16 Maj, 14:17

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Kinë për një vizitë zyrtare. Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit, që pas rizgjedhjes si kreu i shtetit rus dhe e dyta në Kinë në më pak se një vit.

Lideri rus u mirëprit nga presidenti Xi Jinping në sheshin Tiananmen në Pekin, me të cilin shkëmbeu një shtrëngim të ngrohtë duarsh.

Ceremonia e pritjes ishte përgatitur jashtë derës lindore të Sallës së Madhe të Popullit, ku u organizua një paradë ushtarake në shkallë të vogël. Mësohet nga Ministria e Jashtme kineze se Xi Jinping i ka thënë homologut të tij rus se Kina dhe Rusia do të ‘ruajnë drejtësinë në botë’.

Nga ana tjetër Vladimir Putin është shprehur se lidhjet Kinë-Rusi janë ‘faktorë stabiliteti’ për botën.

‘Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës nuk janë oportuniste dhe nuk janë të drejtuara kundër askujt’, tha Putin.

‘Bashkëpunimi ynë në çështjet ndërkombëtare është një nga faktorët stabilizues në arenën ndërkombëtare’, shtoi ai.

Ora 14:14
Lavrov: Plani i paqes i Kinës është më realisti

Foto: Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov,  e ka cilësuar planin e Kinës për paqen në Ukrainë si "më realistin".

 "Presidenti nënvizoi qëndrimin tonë pozitiv ndaj nismës kineze. Nisma 'kineze' është më realiste, sepse thekson nevojën për të adresuar shkaqet kryesore dhe për t'i eliminuar ato. Çdo gjë tjetër është spekulim", tha kreu i diplomacisë së Moskës në një intervistë.

 Ne kurrë nuk u kemi thënë partnerëve tanë kinezë: "Le të rregullojmë diçka pa iniciativën tuaj".

Ora 12:36
Zelensky në Kharkiv: Situatë e vështirë, por nën kontroll

1714037858_zelensky.JPG

Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kabineti i tij ushtarak udhëtuan për në Kharkiv, në mes të një ofensive të ashpër nga trupat ruse në rajonin veri-lindor.

Situata është "jashtëzakonisht e vështirë", por "nën kontroll", tha udhëheqësi i Kievit.

Mëngjesin e sotëm ushtria ukrainase pretendoi se kishte ndaluar "përparimin" rus në disa zona të rajonit të Kharkiv, ku ushtria ruse nisi një sulm të befasishëm më 10 maj, duke pushtuar një territor të ri.

Ora 10:37
Putin dhe Xi: ‘Konflikti në Ukrainë kërkon një zgjidhje politike’

Foto: Putin dhe Xi Jinping gjatë takimit në Pekin, 16 maj

Gjatë takimit të presidentit kinez Xi Jinping me atë rus, Vladimir Putin u diskutua edhe çështja e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë. Të dyja shtetet ashtu si Kina dhe Rusia bien dakord se konflikti në Ukrainë kërkon një "zgjidhje politike".

Kështu deklaroi Presidenti kinez Xi Jinping ditën e sotme pas takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin në Pekin.

“Të dyja palët bien dakord se rruga e vetme është një zgjidhje politike për krizën në Ukrainë”, tha Xi, para shtypit së bashku me Putinin.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?