Presidenti rus Vladimir Putin

Vladimir Putin ndryshon qëndrim! Rusia lejon vendet ‘jomiqësore’  të paguajnë borxhin për gazin me valuta të huaja

31 Dhjetor 2022, 15:20| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 15:27

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të premten një dekret që lejon vendet perëndimore "jomiqësore" të paguajnë  borxhet për furnizimet me gaz në valuta të huaja. Megjithëse, shlyerja e borxheve të vendeve nuk do të thotë rifillim i dërgesave të gazit rus, sipas dekretit.

Dekreti ndryshoi një vendim të mëparshëm që kërkonte pagesën në rubla për shitjet e gazit nga vendet "jomiqësore".

Më 31 mars, Putin tha se "vendet jomiqësore", ato që vendosën sanksione kundër Rusisë duhet të paguajnë për furnizimet me gaz në rubla pasi ngrinë asetet valutore të bankës qendrore ruse për shkak të luftës në Ukrainë që filloi më 24 shkurt.

Në fund të prillit, “Gazprom”, kompania shtetërore e Rusisë ndërpreu rrjedhën e gazit në Poloni dhe Bullgari për shkak të refuzimit të tyre për të paguar faturat në rubla.

Gazprom ndaloi gjithashtu dërgesat për kompanitë energjetike që furnizonin Finlandën, Holandën, Danimarkën, Letoninë dhe Gjermaninë, me arsyetimin se ato nuk ishin në përputhje me sistemin e pagesës në rubla.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?