VIP & Spektakël

Vlashent Sata publikon këngën e re, një 'himn' për realitetin ku jetojmë (VIDEO)

26 Korrik 2019, 20:25| Përditesimi: 26 Korrik 2019, 20:35

  • Share

Artisti shqiptar  Vlashent Sata, që prej vitesh jeton në Francë ka publikuar këngën e tij më të fundit.

‘Me jetu’ është një këngë më tepër se sa aq, pasi përcjell një mesazh të fortë të realitet shqiptar, në kohën kur të gjithë shikojnë si të vetmin opsion ‘arratinë’ nga vendi.

Në videoklipin e realizuar në pjesën më të madhe bardh e zi, protagonist i vetëm është këngëtari, i cili  gjatë gjithë kohës është në vrap.

 Edhe në këtë këngë, Sata e interpreton tekstin në gegënisht, dialekt që dhe më parë është shprehur se e përfaqëson më së miri. ‘Me jetu’ është sërish një këngë ku ai ka sjellë një copëzë të dashurisë së tij për atdheun.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?