Davide Massa

Sport

Vlerësim maksimal nga UEFA, një italian gjykon sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë

5 Qershor, 10:20| Përditesimi: 5 Qershor, 10:31

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

UEFA ka vlerësuar maksimalisht këtë duel duke ia besuar gjykimin një trupe nga Italia me kryesor arbitrin Davide Massa. Si një ndër më të vlerësuarit në Serie A, Massa do ketë ndihmën e Filippo Melit dhe Ciro Carbones, ndërsa arbitër i katërt do jetë Fabio Maresca. Në VAR do jenë Aleandro Di Paolo me ndihmës Daniele Doveri.

Kryesori Massa e ka gjykuar vetëm në një rast kombëtaren shqiptare. Në datën 16 nëntor 2015 ai vendosi drejtësi në miqësoren midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Kujtojmë se për Shqipërinë kjo do jetë ndeshja e tretë në këtë fushatë kualifikuese. Pas humbjes me Anglinë, kuqezinjtë fituan me Andorrën. Nga ana tjetër Serbia ishte e fokusuar në Ligën e Kombeve dhe përballja e Tiranës kundër kuqezinjve do jetë e para për ta në Grupin K.

Trupa e gjyqtarëve

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Humbje è thelle: 05/06/2025 13:09

    Paska per te na mundur Serbia mesa duket 5:0 sikur e mundi PSG interin, mesa duket nuk eshte qudi nje humbje e thelle Shqipëria. Futbolli eshte sport per shtresen e varfer turmat nuk eshte sport elitar, sport elitar eshte peshngritje apo tenisi dhe noti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?