Fabio Maresca

Vlerësim maksimal për Tiranën, UEFA ia beson ndeshjen e Gjeorgjisë arbitrit të Serie A

14 Korrik 2023, 11:51| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 11:52

  • Share

Tirana barazoi mbrëmjen e së enjtes 1-1 me Dinamo Batumin për turin e I në Conference League. Dueli ishte i pari mes tyre, teksa javën që vjen më 20 korrik skuadrat do luajnë ndeshjen e kthimit në Gjeorgji. UEFA ka vlerësuar maksimalisht këtë duel, teksa ia ka besuar gjykimin e ndeshjes Fabio Marescës, arbitrit të Serie A.

Ndihmësa të tij do jenë Giorgio Peretti dhe Dario Garzelli, teksa arbitër i katërt Matteo Marchetti. Nëse dje në "Air Albania" ishte arbitri i Premier League Robert Jones, javën që vjen në Butumi do jetë një gjyqtar i Serie A.

Maresca nuk është i panjohur në Shqipëri, teksa ka gjykuar sezonin e shkuar disa nga ndeshjet që hapën polemika në futbollin italian. Mjafton të përmendim Roma - Milan, ku pas protestave të Mourinhos, ai largoi me karton trajnerin e vendasve.

Stadiumi i Batumit

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?