Kryeministri Rama gjatë vizitës në Vlorë

Politikë

Vlerësimi i fundit i ‘Standard & Poor’s’, kryeministri Rama: Konfirmon progresin e pandalur të Shqipërisë! Ironizon dhe kundërshtarët: Për 2 minuta shaka me Bashën...

24 Mars, 15:11| Përditesimi: 24 Mars, 15:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot (24 mars) rritjen e vlerësimit nga Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), për kreditin sovran të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në ‘BB’, nga ‘BB-‘ që ishte, si dhe me perspektivë të qëndrueshme.

Ky vendim ka reflektuar performancën e fortë ekonomike dhe fiskale të vendit gjatë viteve të fundit, tha agjencia. Kurse kreu i qeverisë e cilësoi me një postim në llogarinë e tij në rrjetin social facebook si një “lajm shumë të mirë”.

Rama shton se ky është një “progres i pandalur i Shqipërisë”. Por ai nuk harron që po ashtu të ‘thumbojë’ kundërshtarët apo kritikët, duke përdorur si referencë Lulzim Bashën.

“E di që ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin se duan program, nuk do e lexojnë këtë lajm”, thekson kryeministri.

S&P konfirmoi vlerësimin e kreditit sovran afatshkurtër të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në nivelin “B”, ndërsa rishikoi vlerësimin e transferimit dhe konvertueshmërisë (T&C) në “BBB-” nga “BB+”, sipas deklaratës së agjencisë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“LAJM SHUMË I MIRË

Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit, "Standard & Poor's Global Ratings", pikë referimi e palëvizshme për tregjet financiare, investitorët dhe vlerësuesit e shteteve, ka përmirësuar përsëri vlerësimin afatgjatë të kreditit të Shqipërisë në “të qëndrueshme” (në "BB" nga "BB-") duke e ngritur më tej vendin tonë në një nivel të ri, e duke konfirmuar edhe nga ky këndvështrim progresin e pandalur të Shqipërisë.

*E di që ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin se duan program, nuk do e lexojnë këtë lajm!".

Postimi i kryeministri Edi Rama në Facebook

S.G/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?