Foto ilustruese

Zgjedhjet 2021, nesër hidhet shorti për caktimin e 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor! KLGJ letër partive të jenë prezente

7 Shtator 2020, 15:03| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 15:27

  • Share

Pa kaluar 24 orë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 25 prill 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka njoftuar hedhjen e shortit për rikrijimin e kolegjit zgjedhorë.

Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.

KLGJ pritet që me short të përzgjedh emrat e 8 gjyqtarëve që do të merren me zgjedhjen me anë të një shorti publik në prani të medias dhe përfaqësuesve politik dhe sipas burimeve të ReportTv janë mbi 20 kandidat.

Kushti që gjyqtarët duhet të plotësojnë për të qenë anëtar kolegji është kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.

Në garën e përzgjedhjes së 8 gjyqtarëve të Kolegjit të ri Zgjedhor, KLGJ i ka dërguar letër edhe partive politike, ku Report Tv ka siguruar njërën prej tyre. Partitë politike ftohen të kenë përfaqësuesit e tyre gjatë hedhjes së shortit.

Njoftimi i plotë i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Lënda: Njoftim për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”do të organizojë, ditën e martë, datë 8 shtator 2020, ora 17:00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. ‘Ana Komnena), hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.

Sjellim në vëmendjen, se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon bashkëpunimin tuaj duke sjellë si të pranishëm  vetëm një përfaqësues gjatë hedhjes së shortit.

Letra që KLGJ i ka dërguar PS të jetë prezente në hedhjen e shortit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?