Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë, një vlerësim ky që vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta. Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha për Report Tv se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.
"Jam në gjyq, sapo u njoha me vlerësimin. Vlerësimi im falë jush, falenderoj mediat", tha Dvorani për Report Tv
Lajmi kryesor:
U përplas me Metën për videon e Priftit, DASH rendit Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur anti-korrupsion në botë! Reagon presidenti: Mafia ndërkombëtare
I.K/ReportTv.al