Vlerësohet me çmimin 'Kadare'. Autori: Edhe nëse do të njohin pavarësinë e Kosovës, politikanët serbë urrejtjen se ndalin

19 Mars 2021, 17:11| Përditesimi: 19 Mars 2021, 18:38

  • Share

Dorëshkrimi i autorit fitues të edicionit të gjashtë të çmimit “Kadare” Gani Mehmetaj sheh dritën e botimit për lexuesit.

“Është një ndjenjë e veçantë për mua, ndryshe nga herët e tjera, se ky çmim mban emrin e një shkrimtari të madh siç është Ismail Kadare”, rrëfen Mehmetaj, para se t’i dorëzohej çmimi.

Redaktorja e librit Suela Bala, kryetari i jurisë Prec Zogaj dhe studiuesja Belina Budini, e cilësojnë këtë çmim më të rëndësishmin sa u përket letrave shqipe,  për përzgjedhjen e pavarur që është bëra nga juria, por edhe për vlerat artistike që përcjell tek lexuesi. Romani “Zogjtë e qyqes” i vlerësuar për rrekjen letrare, që u bën kolonëve të huaja në Kosovë, si rrallëherë ka si narrator një serb, që rrëfen dashurinë, raportin, marrëdhëniet e vështira midis tyre edhe shqiptarëve.

“Një kolon serb rrëfen jetën e tij në Kosovë që nga fëmijëria, raportet me shqiptarët, dashurinë edhe pengesat me një vajzë. Është një narrator objektiv, pa ngarkesa. Jam përpjekur që përmes tij të sjell ngjarjen në mënyrë objektive”, thotë Mehmetaj.

Vet autori, i cili ka kontribuuar për 17 vite në kinematografi, si drejtues i “Kosovafilm” rrëfen dhe trajtimin që i është bërë luftës së Kosovës nga kineastët, duke mos përjashtuar mundësinë që ky libër në të ardhmen të jetë bosht qendror në skenarin e një filmi

“Në kinematografi kjo çështje është trajtuar në mënyrë fragmentare, sikundër edhe në letërsi. Por ky roman mund të shërbejë për një subjekt filmi”.
Përmes romanit trajtohet mënyra se si serbet kanë bashkëjetuar në një vend me shqiptarët, autori thotë se, kjo çështje nuk i përket vetëm së shkuarës, pasi përmes klasës intelektuale edhe politike serbe urrejtja kundër shqiptarëve ende vijon që të trumbentohet. Megjithatë, libri sipas tij duhet që të botohet edhe në serbisht.

“Edhe nëse njihet pavarësia e Kosovës ata sërisht do të kenë qëndrim ndaj Kosovës, se kanë ushqyer veten dhe pushtetin me urrejtje të tillë, një shtresë e caktuar intelektuale edhe politike nuk mund të jetojë pa këtë”, thotë autori i “Zogjtë e Qyqes”.

Shkrimtari Gani Mehmetaj është autor i rreth 25 veprave letrare, eseistike dhe publicistike.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?