Adriana Kalaja

Përgëzoi 52-vjeçarin për plagosjen e punonjësit të IMT-së, policia vë në hetim mbështetësen e Berishës! Rithemelimi e merr në mbrojtje

15 Gusht 2022, 16:27| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 11:38

  • Share

Pas deklaratës ku përgëzoi autorin e plagosjes së punonjësit të IMT-së, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës. Avokatja do të hetohet nga prokuroria për veprën penale të thirrjes për urrejtje nacionale dhe rrezikon nga 2 deri në 8 vite burg. Hetimi ndaj saj ka nisur pas statusit në ‘Facebook’, e cila pasi Qani Muça plagosi me armë zjarri punonjësin e IMT-së për prishjen e banesës, e përgëzoi me shprehjen popullore ‘të lumtë pushka’.

‘Nëse do kishim vepruar të gjithë që nga 2013  ashtu siç veproi Qani Muça,  banditët  nuk do ishin bërë miliardere e më pas të blinin votën, shoqërinë civile, pluraluzmin dhe demokracinë. Nëse ti nuk mbron dot shtëpinë dhe familjen tënde, nuk mund të mbrosh mikun, shokun,  fqinjin, bashkëpunëtorin, qytetin  dhe vendin tënd. Respekt dhe vlerësim për Qani Mucën. Të lumtë pushka - thotë populli.’- shkroi Kalaja.

Në një intervistë për mediat, Kalaja ka thënë se ka dashur të thoshte dicka tjetër dhe fjalët e saj janë keqinterpretuar. "Kam thënë që veprimi është i dhunshëm, por funskionarët zyrtarët që nuk zbatojnë ligjin poi  cojnë njerëzit drejt kësaj vëllavrasje", tha Kalaja.

Edhe Rithemelimi nuk mund ta linte mbështetësen e tyre vetëm, e kështu përmes një deklarate për mediat e kanë marrë në mbrojtje Kalanë. Sekretarja e Marrëdhënieve Publike, Jola Hysaj tha se PD dënon thirrjen në polici të avokates, ndërsa sipas saj fraza e përdorur nga Kalaja është keqpërdorur, pasi ka qenë thjesht një metaforë dhe jo thirrje për dhunë. Sipas saj, thirrja në polici është një veprim i nxitur nga politika për të hequr vëmnejdne nga prishja e banesave.

“Partia Demokratike dënon thirrjen në polici të avokates Adriana Kalaja. E konsiderojmë një akt të qartë politik pa asnjë bazë ligjore dhe si përpjekje për të shmangur vëmendjen nga thelbi i ngjarjes dhe aksioni opozitar, i dalë nga apatia dhe shitblerja. Deklarata e zonjës Kalaja si avokate dhe aktiviste e shumë kauzave publike është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit me synim krijimin e një ngjarjeje të re në ndihmë të makinës së vjetër të propagandës qeveritare.

Ne besojmë  megjithatë se fraza e zonjës Kalaja ka qenë përdorim metafore, një shprehje popullore aq të njohur, dhe është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes fatkeqe, se sa një thirrje apo ushtrim dhune. Ushtruesit e dhunës nuk duhen kërkuar te zonjat e opozitës, por te fabrikuesit e përditshëm të saj, lart në majën e pushtetit. Riedukimi, si i gazetarëve, ashtu dhe aktivistëve, nuk është një opsion i opozitës, por i pushtetit. Dhuna gjithashtu nuk është opsion i opozitës, por obsesion i Edi Ramës dhe ndjekësve të tij”, tha ajo.

Kujtojmë se Qani Muça, 52-vjeç plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasditen e së premtes pasi i shembën shtëpinë, ai ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Muça shkaktoi panik në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark. Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sekretari i partise: 16/08/2022 09:19

    avokate prej 1 viti qyqarja nuk e njeh ligjin...dhe kur e mendon se pikerisht kjo parti la ndertimet informale ne te gjithe vendin. mos o Zot ku jemi katandisur...partia e ndarjes se Shqiperise, e urrejtjes, e percarjes e huliganeve !!!

    Përgjigju
  • Taypi: 16/08/2022 04:44

    Po ti moj... Qe ushqen dhunen.. Ça avokate pe leshi je.. Ligji te veproje dhe per shurra si puna jote.. Te kesh turp... Doni ta ktheni vendin si ne 97

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2022 01:41

    Kjo ka per t'ia hedhur paq,vetem per shkak te formulimit te akuzes://urrejtje nacionale//.Urrejtje dhe mbeshtetje e nxitje te aktit te dhunshem kishte,po /nacionale/ku hyn ketu? Kjo e fundit perdoret kur kemi shfaqje urrejtjeje ndaj nje kombi,shteti,ose nje popullsie jo shqiptare,ose minoriteti.Dhe ja ku doli e pafajshme ne teknikalitete per mungese provash.Ndryshoni akuzen!

    Përgjigju
  • Jimmy: 15/08/2022 21:40

    Vetem baxhella ka nga pas ku do vej i shkreti po i mbaron kandili!keto bejn p resione dhe ne camera keshtu qe dosja eshte e mbushur per keta palaco qe duan prap 97 qe te marin karigen

    Përgjigju
  • Lala: 15/08/2022 21:25

    Po mir tjetri hoqi flamurin e cut ne burg..me kete PSE smbani te njejtin standard?ai me filmim kjo me filmim.me Prova I kind CA mutin do hetoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?