Vllaznia bën tre goditje të reja, niset e blinduar në Ohër

5 Gusht 2019, 22:22| Përditesimi: 5 Gusht 2019, 22:25

  • Share

Vllaznia vijon merkaton. Me Vllazninë bashkohen edhe tre futbollistë të tjerë dhe në këtë mënyrë rradhët e saj shtohen serish duke treguar se përpjekjet e drejtuesve vazhdojnë për të ndërtuar një ekip cilësor për sezonin e ri.

Dy prej lojtareve që do t’i bashkohen Vllaznisë nga dita e nesërme në fakt nuk janë të panjohur. Behet fjale për Ndriçim Shtubinën që rikthehet sërish “në shtëpi” pas dy sezonesh shkëputje. Ai ka firmosur mbrëmjen e sotme një kontratë njëvjeçare me klubin. Ndërkohe, stafi teknik ka vendosur që të përfshijë në planet e tij edhe mesfushorin Florind Bardulla.

Risia është afrimi i mesfushorit nga Moldavia Maxim Cojacaru. 20-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit Codru Lozova në ligën e parë të këtij vendi, ndërsa nga dita e sotme është pjesë e Vllaznisë. Te tre këta futbollistë do t’i bashkohen ekipit që mëngjesin e nesërm niset drejt Ohrit, ku do të zhvillojë pjesën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?