Ndeshja Skenderbeu-Vllaznia

Vllaznia bie nga Kategoria Superiore, mbijeton Kamza, Partizani pa Europë/ VIDEO

23 Maj 2018, 18:50| Përditesimi: 23 Maj 2018, 22:17

  • Share

Është luajtur java e fundit e Kategorisë Superiore, që ka dhënë një verdikt jo të mirë për të gjithë sportdashësit shkodranë: Vllaznia bie në Kategorinë e Parë. E gjithë vëmendja e sportdashësve shqiptarë ishte te dy ndeshje: Partizani–Kamza dhe Skënderbeu–Vllaznia.

Ndeshja e luajtur në Korçë nuk kishte shumë histori. Ishin shkodranët ata që kaluan në avantazh të dyfishtë falë golave të Xhevahir Sukajt dhe Arlind Kalajës në një hark kohor brenda nëntë minutave.

Skënderbeu rihap takimin në pjesën e dytë me Gripshin, por më pas shkodranët shënojnë edhe 3 gola të tjerë, duke fituar 1-5. Një fitore që nuk ka vlejtur për asgjë, pasi Kamza ka mposhtur Partizanin 1-0. Goli i vetëm i takimit për kamzalinjtë është shënuar nga Rezi në minutën e 48’.

Vllaznia bie për herë të tretë nga kategoria, por kjo e fundit ka djegur më shumë, pasi për klubin janë harxhuar deri në 1 miliard lekë të vjetra dhe tashmë i duhet të zbresë një kategori më poshtë.

Ndërkohë, Laçi dhe Luftëtari kanë siguruar një vend në Europë pas fitoreve ndaj Teutës dhe Lushnjës. Laçi fitoi 4-2, ndërsa Luftëtari 2-1 ndaj vendit të fundit. Partizani, për momentin mbetet jashtë Europës. Vetëm nëse Skënderbeu nuk lejohet të luajë në Europë, atëherë Partizani mund të marrë pjesë në Europa League.

Kukësi-Flamurtari përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Sindrit Guri shënon 21 gola, aq sa Ali Soue i Skënderbeut, por në bazë të rregullave, është sulmuesi nga Gambia që merr “Këpucën e Artë”.

Pas ndeshjeve, Skënderbeu ka festuar titullin e tetë kampion. Ka qenë vetë presidenti I FSHF-së, Armand Duka që ka dhënë trofeun për kapitenin Orges Shehi. Gjithë beteja e Skënderbeut tashmë mbetet me UEFA-n për pjesëmarrjen në Europë.


Goli i 5 i Vllaznisë

Goli i 4 i Vllaznisë

Ora 19:12
Ranë nga elita, lojtarët e Vllaznisë shpërthejnë në lot, dalin nga fusha me kokën ulur

Ekipi i Vllaznisë ra nga Kategoria Superiore. Në ndeshjen e fundit në Korçë, ekipi shkodran fitoi 1-5, por humbja e Partizanit përballë Kamzës e bëri të pavlefshme tre pikëshin dhe goleadën.

Gjatë ndeshjes nuk ka munguar as mbështetja nga tifozët e Korçës, por fitorja e Kamzës zeroi gjithçka. Pas vërshëllimës së arbitrit lojtarët e ekipit të Vllaznisë shpërthyen në lot duke dalë nga fusha me kokën ulur.

 

Komento

Komente

  • Trukja e Dukes: 25/05/2018 10:35

    -SISTEMI I DUKES NE FUQI- Futbolli ynë ka rrit cilësinë, jo në fushë por në tavolinë. Çdo gjë tek ne bën vaki Dhe merak ti DUKE mos ki Se nuk jemi në Gjermani Por në të mjerën Shqipëri Jepi DUKE ti mos u ni Nuk ke firmë për përgjëgjsi Se në gjykatë nuk ke hy Por je mbret e zotni Për futbollin nuk ta ni Se e ke ba si mos ma zi Të ndihmon Ilir zotnija I ardhur nga Peshkopija Se futbolli ka rrit cilsinë Edhe në fushë dhe në tavolinë Këtë gjë të gjithë e dinë Zor e kanë me ta thane ty Se je DUKE me madhështi Tani mbaroi ky kampionat Për Vllazninë a të vjen inat ? Se ke thanë për të bëj tifo Dhe jo më kot ti e gremise Kësaj i thonë lojë ma drejtësi Kur për veten nuk ta ni E bëre Shkodrën me mbajt zi I ke zbritur në kategori Jo veç një por dy Vllazni. Tani në CAS thua do luftoj Skënderbeun ta shpëtoj Kapionen e kam në rrezik Do shpenzoj ndoshta një çikë Po u prish puna në krye si në fund Edhe un kam marrun fund Por do zoti më ndihmon, Dhe Hamzai im shpëton Ta kem humbjen te Vllanija Ndoshta me fal tifozëria E kam çuar me koh te shpia Futbollin ta shohi veç zotnija Ne stadium të mbretëroi qetsia Presidentet kanë zënë mend Kam arbitrat për ti tremb Të guxojnë me mos m'votue Ta harojnë për me fitue Emrin asnjerit nuk ja permendi Kam zyrtarët qe i luej nga vendi Rezulatatin si ta dua Edhe Iliri me pyet mua Futbollist ka qene i shkreti Por se njeh ma mileti Se kët lojë me rregulla të reja Do t'ma marri dhe Koreja Mos t'ju duket hipotetike I duhet për bombë atomike. Ndaj kot me thoni DUKA i krimit Unë jam DUKA i shpëtimit Jo të gjithë fitojnë me mua Në histori kam për tu shkruar Se futbollin e kam shkatrruar. Për ti nxjerrë unë u mësova Me Partizanin e fillova Nuk kam nevojë që të mbajë anën Ndaj e xorra dhe Dinamon Kur Dinamo u rehatua Me të parën u mësua Es’po vjen më nga kjo ana E çova ta thirrë Tirana Tani më erdhi pak gëzimi Mu kthy Tirana nga emigrimii E kam planin e realizuar Vllazninë atje e kam çuar Futbollin te pares per t’ja mësuar Nuk kam nevojë për legjenda Futbolli te keqen e ka brenda Ka hyrë lloto e biznesi Veç për mua INTERESI Pak si shumë e kam zgjat Por mos u bani merak Se sa zoti t’më lejë gjallë Do më keni këtu vërdallë Nuk e lë këtë Federatë Dhe pse mi thirrni JU ”Shkërdhatë”

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/05/2018 09:53

    Nuk mund të mos këtë korrupsion futbolli shqiptar kur korrupsioni është në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.. Na duhet një Thaçer që të shpëlahet “bajgëria e stallave”

    Përgjigju
  • Tirona Fanatics: 24/05/2018 09:43

    Kur kane rene Partizani dhe Tirana pse te mos e provoje edhe Vllaznia?

    Përgjigju
  • M e çakejve: 23/05/2018 23:38

    Pun moxhit dhe Demit ! Kur ne itali Moxhi blinte dhe shiste ndeshje vllaznija luante ne kupat e Europes Si ma e mira , kurse sot Moxhi blen dhe shet me Duken dhe Demin vllaznija e Voltanes nuk ka takat . Nuk lehet djepi I Futbollit ne dor te bashkise se marume . Na banen me zemer por ....... c'est la vie . Taksirat kan pas edhe Pejgameret

    Përgjigju
  • Tini: 23/05/2018 19:19

    Djepi i futbollit shqiptar bie ne kategori te dyte . Turp per menaxhimin nga bazhkia . Mendoj se mos organizimi solli deshtimin . Veteranet legjendar duhet te ishin keshilltaret e ekipit

    Përgjigju
  • Mrr: 23/05/2018 19:00

    Mir ti behet .Keshtu eshte kur ben dall'avere ne kurriz te tjereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?