Vllaznia dhe Tirana 'ndezin motorët', fitojnë me 'poker' miqësoret para derbit të Shqipërisë

9 Janar 2022, 18:13| Përditesimi: 9 Janar 2022, 20:09

  • Share

Vllaznia i ka dërguar një mesazh të qartë Tiranës një java para se të rikthehet Superliga me derbin e Shqipërisë, pasi shkodranët kanë mposhtur në miqësore këtë fundjavë 4-1 Tërbunin. Në Loro Boriçi autorët e golave ishin Maliqi, Hoxhaj, Mustedaganic dhe Çoba.

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Javën e ardhshme me Tiranën do jetë komplet diçka tjetër, një fushë tjetër, adrenalinë tjetër, me spektatorë. Sot ishte një ndeshje që vlen më shumë për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme.”

Elvin Beqiri, trajner i Tërbunit: “Të luash në Shkodër është gjithmonë kënaqësi, ne e kishim këtë privilegj si një ekip i kategorisë së parë. Na erdhi si e papritur kjo miqësore duke parë që Vllaznia anuloi ndeshjen me Prishtinën."

Tirana-Vllaznia do të luhet të shtunën e 15 janarit në javën e parë të futbollit shqiptar për vitin 2022. Ndërkohë që edhe bardheblutë e Orges Shehit fituan këtë të dielën 4-2 miqësoren kundër Bylisit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?