Vllaznia e Europës, tifozët pritet të ndezin sonte Shkodrën! Laçi provon shanset në Moldavi: Duam kualifikimin sërish

21 Korrik 2022, 12:02| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 13:51

  • Share

Vllaznia nis sonte në orën 21:00 aventurën europiane në Conference League kundër Craivovës së Rumanisë, një kundërshtar më i fortë në letër se shkodranët, por te ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka shumë optimizëm. Një arsye e fortë është atmosfera shumë e ngrohtë që tifozët pritet të krijojnë në shkallët e stadiumit ‘Loro Boriçi’.

“Jam i sigurtë që Vllaznia ka ardhur në formë optimale. Them se pjesmarrja në turin e dytë na ka bërë mirë për faktin e kohës së mjaftueshme për t’u përgatitur,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Ajo është favorit në letër, me statistika, me buxhet, por në futboll nuk vendos buxheti apo vlera e lartë në transfermarket. Shpeshherë në futboll fiton ai që jep maksimumin dhe shpirtin në fushë,”-deklaroi Erdenis Gurishta, kapiten i Vllaznisë.

Ndërkohë po të enjten në orën 19:00, Laçi që është skuadra e vetme shqiptare që ka eliminuar një kundërshtar në Kupat e Europës, do të luajë në Moldavi kundër Petrocub. Ndeshja është e vlefshme për turin e dytë të Conference League dhe kurbinasit si në rastin e parë nuk janë favoritë, por pretendojnë se i kanë të gjitha mundësitë për të bërë sërish surprizën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?