Vllaznia e femrave eliminohet nga Champions League, zv/trajneri: Nuk ishte dita e jonë, ndikuan edhe mungesat

19 Nëntor 2020, 17:03| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 18:57

  • Share

Ëndrra e Vllaznisë për femra në Champions League, ndryshe nga sezoni i kaluar është ndalur në turin e dytë, pasi sot në Shkodër është mposhtur 0-2 nga skuadra e Minskut, kampione e Bjellorusisë. Ekipi mik realizoi nga një gol për secilën pjesë loje, ndërsa vlen për t’u theksuar fakti që luajtën për gati 40 minuta me një lojtare më pak, pasi autorja e golit të parë u largua me karton të kuq. Në përfundim të takimit përfaqësues të ekipit të Vllaznisë u panë të zhgënjyer nga ky rezultat.

Arben Parmeza, zv/ trajneri i Vllaznisë: “Do të thoja që ishte një ditë e keqe për ne, por futbolli i tillë është. U penalizuam shumë nga mungesa e trajnerit, mungesa e futbollistes tonë kryesore Arbionës. Megjithatë u përpoqëm të barazojmë, duke ndryshuar edhe formacioni, por …”

Lazer Matija, President i Vllaznisë: “Mendoj se çdo humbje të mërzit, por mendoj se ishte një ndeshje e vështirë, e cila filloi jo mirë. Kundërshtari ishte shumë i vështirë dhe këtë e tregon edhe renditja në Europa çdo vit. E denim vështirësinë.”

Ndërkohë trajneri i ekipit mik deklaroi se rezultati mund të kishte qenë më i thellë në rast se ndeshja do të ishte zhvilluar në Bjellorusi.

Alexander Lukhvich, Trajneri i ZFK Minsk: “Për Vllazninë ishte një plus i madh sepse keni luajtur këtu në shtëpinë tuaj. Po të ishte në Minisk temperatura është minus 2 dhe do ishte më e vështirë.”

Sezonin e kaluar Vllaznia ishte pjesë e 32 skuadrave më të mira të Europës, ndërsa këtë vit duhet t’i thotë lamtumirë Champions League në turin e dytë kualifikues.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?