Sport

Vllaznia e femrave luan për histori, mbi 50 mijë euro premio! Kapitenia: Juventus nuk na tremb, duam fitoren

31 Gusht 2021, 13:54| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 14:18

  • Share

Vlllaznia e futbollit të femrave, që pothuajse çdo vit bën krenar futbollin shqiptar në Europë, do të luajë të mërkurën në orën 19:00 ndeshjen e parë në Champions League kundër Juventusit që vlen për t’u kualifikuar në grupe. Vajzat shkodrane i pret një kundërshtar që në 5 vitet e fundit është shpallur kampione e Seria A, por gjithsesi ata nuk kanë aspak frikë dhe për më tepër janë optimiste për fitoren.

Nikolin Leka, trajner i Vllaznisë: “Padiskutim që është ndeshje e madhe, pasi të luash me Juventusin është kënaqësi. Ka emocione brenda, por edhe përgjegjësinë. Ekipi jonë është i përgatitur për këtë ndeshje që të dalim sa më mirë.”

Esmeralda Franja, kapitene e Vllaznisë: “Vajzat janë shumë optimiste për rezultatin për ndeshjen. Mendoj se nesër do të marrim një rezultat pozitiv. Do futemi në fushe vetëm për këtë qëllim.”

Në rast kualifikimi për Vllazninë e femrave është premtuar një premio më shummë se 30 mijë euro nga presidenti Matija, ndërsa edhe presidenti i futbollit të meshkujve Alban Xhaferri ka thënë se do të japë 20 mijë euro.

Nikolin Leka, trajner i Vllaznisë: “Luajmë për fanellën e Vllaznisë dhe normalisht premiot dhe ana financiare të gëzon, por mbi të gjitha ne luajmë për historinë e klubit.”

Ky është viti i dytë radhazi që Vllaznia shkon në këtë fazë të Champions League dhe pretendon të futet në grupe.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?