Futbollisti i ri maqedonas i Vllaznisë, Aleksandar Ristevski

Sport

Vllaznia e ''fiksuar'' pas maqedonasve, firmos dhe mbrojtësi Ristevski

31 Korrik 2019, 14:01| Përditesimi: 31 Korrik 2019, 14:15

  • Share

Pasi firmosi vetëm katër ditë më parë me Filip Gligorov. Duket se maqedonasit tek Vllaznia nuk kanë të sosur. Një tjetër mborjtës Aleksandar Ristevski bëhet pjesë e kuqebluve për sezonin e ardhsëm. 

30- vjeçari Ristevski ka luajtur në Maqedoni me disa ekipe modeste të Superligës si Podeba, Renova, Pelister apo Mladost CD. Tashmë tek shkodranët militojnë 3 maqedonas duke përmendur trajnerin Mirsad Jonuz dhe dy mbrojtësit të cilët janë afruar në 4 ditët e fundit,  Filip Gligorov dhe Aleksandar Ristevski.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?